Harduer

Valve edhe në biznesin për harduerë kompjuterik

Publikuar , 11 Shtator 2012
0
Valve edhe në biznesin për harduerë kompjuterik

Valve Software sapo ka zbuluar pak më tepër për qëllimin e vet për kalim nga softueri në harduer: një postim i bërë nga CVG deklaron që ndërmarrja është “e irrituar nga çalimi i inovacionit në hapësirën e harduerit kompjuetrik” dhe që Valve është “duke kërcyer” për të mbushur një “boshllëk në treg”.

Derisa ky postim duket që konfirmon thashethemet në lidhje me atë që Valve do të kalojë në biznesin e harduerëve, kjo gjë nuk na tregon shumë se çfarë forme do të kenë përpjekjet e ndërmarrjes.

Postimi poashtu nuk tregon se cilat lloje të lojërave për PC, megjithëse drejtori i Valves, Gabe Newell ka bërë shprehur pakënaqësinë e tij me “katastrofën” Windows 8.

Valve nuk është ndërmarrja e parë që e shpreh pakënaqësinë e vet për gjendjen e tanishme të harduerëve kompjuterik: tabletët Surface nga Microsoft janë si një paralajmërim i kthesës në industri.

Razer, një ndërmarrje kjo e njohur më parë për aksesorët e vet për lojëra, kaloi në tregun për PC me laptopin e vet të posaqëm Blade, që pritet të rifreskohet me një model të përditësuar gjatë këtij muaji. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi të publikoni në Instagram nga një kompjuter Windows dhe Mac

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>