Harduer

Valve zbulon një pajisje të realitetit virtual

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Prill 2019
0
Ky fillim vit ka qenë i zënë me debutimit të pajisjeve të reja VR si Oculus Rift S, Oculus Quest dhe HTC Vive Focus Plus që do të vijë më 15 Prill. Valve zbulon një pajisje të realitetit virtual

Ka pasur spekulime se Valve është duke punuar në një pajisje të realitetit virtual pasi lançoi më parë një kit VR në partneritet me HTC.

Tashmë këto spekulime janë përkthyer në një produkt të vërtetë që quhet Valve Index.

Megjithatë emri është çdo gjë që dimë rreth produktit për momentin. Valve ka publikuar një uebsajt ku ju fton të “përmirësoni eksperiencën tuaj VR” me pretimin se do të lançojë pajisjen në Maj 2019.

Për fat jo të mirë nuk ka një titull të ri lojërash nga Half-Life për të cilin disa insajderë sugjeronin se do të debutonte krahas pajisjes VR.

Ky fillim vit ka qenë i zënë me debutimit të pajisjeve të reja VR si Oculus Rift S, Oculus Quest dhe HTC Vive Focus Plus që do të vijë më 15 Prill.

Sot më shumë se kurrë më parë përdoruesit kanë më tepër zgjedhje që do të thotë se Valve Index do të ketë përballë një konkurrencë të ashpër. Me shumë gjasa do të ketë të njëjtën SteamVR dhe dyqan aplikacionesh që ofrojnë modelet e HTC.

Me dy sensorë në anët e Valve Index, mund të themi se pajisja do të ketë një fushëpamje më të gjerë sesa normalisht. Këto informacione dhe shumë të tjera do ti mësojmë në muajin Maj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  CEO i Nvidia: Na surprizoi rënia e kërkesës nga industria kriptografike, kemi tepri kartash grafike në magazina

Tags >

Valve
Lajmet e fundit>