Harduer

Varianti buxhetor i familjes Galaxy S21 zbulohet në detaje

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Qershor 2021
Në bazë të këtyre imazheve shohim një kornizë metalike dhe kapakë të pasmë prej plastike së bashku me ekranin Infinity-O në pjesën ballore. Varianti buxhetor i familjes Galaxy S21 zbulohet në detaje

Smartfoni i ardhshëm i Samsung, Galaxy S21 FE, do të vijë në një varietet ngjyrash, disa prej të cilave u zbuluan gjatë kësaj jave.

Imazhe të reja të Galaxy S21 FE në ngjyrë jeshile, të bardhë, blu, violet dhe gri tregojnë smartfonin nga çdo kënd, para dhe pas.

Në bazë të këtyre imazheve shohim një kornizë metalike dhe kapakë të pasmë prej plastike së bashku me ekranin Infinity-O në pjesën ballore.

Korniza e smartfonit akomodon butonat e ndezjes dhe volumit të bashku me grilën e altoparlantit dhe portën USB-C në fund. Ashtu si Galaxy S20 FE, modeli i ardhshëm nuk ka një portë kufjesh 3.5mm.

Dizajni i kamerë së pasme është marrë nga familja e rangut të lartë Galaxy S21 dhe S21+. Smartfoni i ri do të debutojë në dy muajt ardhshëm dhe më përpara është shfaqur në testime online me çipin Snapdragon 888 dhe 6GB RAM.

Një variant me procesor Exynos nuk do të mungojë ndërsa mediat Koreane thonë se ka për të kushtuar 100 dollarë më pak sesa paraardhësi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy Note 20 Ultra i reziston më mirë përplasjeve sesa iPhone 11 Pro Max

Tags >

samsung