Analiza

Vazhdojnë rritjet e çmimeve për DRAM

Publikuar , 10 Shtator 2009
0
Vazhdojnë rritjet e çmimeve për DRAM

Megjithatë kjo kohë ende nuk ka arritur, por sipas të dhënave nga DRAMeXchange, çmimet për 1GB DDR2 dhe 1GB DDR3 janë duke u rritur gradualisht.

Për momentin, 1GB DDR2 kushton 1.53 dollarë gjersa 1GB DDR3 1.66 dollarë. Kjo nuk tingëllon shumë (dhe nuk është shumë), por këto çmime përfaqësojnë një ngritje prej 8.5 % për DDR2 dhe 5.1% për DDR3.

Në ndërkohë, çmimet kontraktuese për 2GB DDR2 dhe 2GB DDR3 kanë arritur në vlerën prej 27.50 dhe 29.50 dollarë, vetëm në gjysmën e parë të muajit shtator e dihet që duhet të presim edhe një gjysmë muaji tjetër.

Edhe një herë ju rikujtojmë, nëse dëshironi të bëni një avancim në sasinë e memories, ngutuni tani dhe grabitni ofertat e fundit, sepse ndikimet e rritjeve të çmimeve do të vërehen edhe tek tregu ynë.

LEXO EDHE:  A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Lajmet e fundit>