Siguri

Vazhdojnë hetimet për dokumentet e paraqitura në WikiLeaks

Publikuar , 31 Korrik 2010
0
Vazhdojnë hetimet për dokumentet e paraqitura në WikiLeaks

Bradley Manning, që veçse është paditur për paraqitjen e një videoje dhe materialeve tjera në lidhje me luftën në Irak, tani thuhet se është si burim i dyshuar për qindra e mijëra dokumentet që janë bërë publike përmes WikiLeaks tek The Guardian, The New York Times dhe Der Spiegel.

Dokumentet e luftës përmbajnë detaje rreth viktimave civile që u vranë nga forcat e koalicionit, për të cilët tani del se janë shumë më shumë sesa që janë raportuar, pastaj detaje rreth sulemve Talebane dhe rreth frustrimit të asaj që aletët e shohin si mbështetje për kryengritje nga brenda Pakistanit.  Kritikët kanë theksuar se këto dokumente e paraqitura vendosin në rrezik jetën e informatorëve Afgan dhe gjithashtu rrezikojnë edhe trupat e koalicionit.

Admirali i Ushtrisë Amerikane Mike Mullen, tha gjatë ditës së djeshme se ata prapa paraqitjes së këtyre dokumenteve veçse mund t ë kenë duart e tyre të lagura me gjak dhe këtë deklaratë të tij e mbështeti edhe Robert Gates, sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, i cili premtoi se hetimet kriminale do të shkojnë “deri në fund”. Ai nuk ka hedhur poshtë mundësitë për t’i vënë në cak themeluesin e WikiLeaks Julian Assange, The Guardian apo publikuesit tjerë.

CNN ka raportuar sot se Manning, që ishte një oficer i intelegjencës në Irak, ishte duke u mbajtur në Bazën Ushtarake në Quantico, Virginia. Sipas CNN ende nuk është marrë ssnjë vendim rreth asaj nëse ai do të përballet me gjyq për akuzat në fjalë.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti Afgan Hamdi Karzai, ka kritikuar publikimin e regjistrave të luftës, duke thënë se kjo mund të rrezikojë Afganët që kanë punuar me forcat e NATO-së.

LEXO EDHE:  20,000 punonjës të Facebook kanë parë 600 milionë fjalëkalime përdoruesish

“Kam dëgjuar dje se emra të disa Afganëve që bashkëpunojnë me koalicionin janë shpalosur në këto dokumente. Kjo vërtetë është jashtëzakonisht gjë e papërgjegjshme dhe shokuese” tha ai. “A kanë vepruar me ligj apo pa ligj duke ofruar informacion për forcat e NATO-së, kjo nuk ka rëndësi sepse këta njerëz kanë jetë. Dhe këto jetë tani janë në rrezik”.

Julian Assange u shpreh dje se WikiLeaks ka kontaktuar me Shtëpinë e Bardhë përmes New York Times dhe u ka ofruar zyrtarëve qeveritarë që të shikojnë të gjitha dokumentet në mënyrë që të sigurohet mos identifikimi i njerëzve të pafajshëm. Shtëpia e Bardhë nuk ka reguar ndaj kësaj, ka theksuar ai për Australian Broadcasting Corporation.  Ai hedhi poshtë mundësinë që njerëz të pafajshëm janë në rrezik nga paraqitja e dokumenteve. “Duhet t’i qartësojmë ende shumë gjëra në këtë aspekt” përfundoi  ai.

Lajmet e fundit>