Softuer

Vazhdon beta testimi i Need For Speed World

Publikuar , 03 Korrik 2010
0
Vazhdon beta testimi i Need For Speed World

Kanë mbetur edhe më pak se tre javë prej ditës së sotme para se Need For Speed World të bëjë paraqitjen zyrtare në treg me 20 korrik të këtij viti.

Electronic Arts është duke përdorur kohën testuese në mënyrën më të mirë të mundshme për të testuar lojën masive garuese online, që gjatë vikendeve po hapet për testim. =

Në kuadër të Need Word Speed World, të cilën jemi duke e luajtur edhe ne gjatë fazës së beta testimit, ju mund të futeni prapa timonit virtual dhe të drejtoni makina të shumta, t’i rregulloni ato sipas dëshirës dhe të dilni në një ambinet të madh vitual në të cilin mund të garoni me pjesëmarrës tjerë të beta testimit të Need For Speed World.

Need For Speed World momentalisht është duke u zhvilluar në EA Black Box në Vankuver të Kanadasë. Është titulli i parë garues online i EA dhe është pa pagesë për tu luajtur deri në nivelin e 10-të. Për ata që kërkojnë një eksperiencë më të thellë Need For Speed do të ofrohet edhe në formën Starter Pack, që do të kushtojë 20 dollarë.

Në kuadër të saj mund të luani deri në nivelin e 50-të, pasatj do të përfitoni edhe një Toyota Corolla AE86 dhe një SpeedBost në vlerë prej 20 dollarë (SpeedBost është valuta e lojës). Blerësit e Starter Pack do të përfitojnë edhe zbritje në power-up, do të kenë periudha të dyfishimit të pikëve të eksperiencës dhe gjithashtu edhe automjete për tu marrë hua.

NFS World ka rreth 240 kilometra rrugë në të cilat mund të garoni dhe në të pëfshihen edhe rugët nga NFS: Most Wanted dhe NFS: Carbon. E gjithashtu të përfshirë ka edhe shtigje garuese të mbyllura.

LEXO EDHE:  Me Dropbox Transfer mund të dërgoni deri në 100GB të dhëna

Lajmet e fundit>