Biznes

Vazhdon beteja legale mes Nokia e Apple

Publikuar , 07 Maj 2010
0
Vazhdon beteja legale mes Nokia e Apple

Sipas Bloomberg, Nokia edhe një herë ka shkuar në gjykatë kundër teknologjisë së Apple, në iPhone dhe iPad 3G. Prodhuesi më i madh i celularëve në botë, pretendon se Apple ka shkelur pesë prej patentave të saja.

Nokia ka thënë se patentat ndërlidhen me zërimin e avancuar dhe teknologjitë e transmetimit të të dhënave. Këto përdorin pozicionim të të dhënave në aplikacione dhe konfigurime të antenave por pajisje më të vogla e të lidhura.

Që të dy kompanitë kanë filluar një betejë mes vete rreth patentave, qysh prej se Nokia për herë të parë paditi Apple në tetor të vitit 2009. Nokia në atë kohë pretendonte se iPhone ka shkelur të drejtat e patentës në teknologjinë e tij wireless GSM. Qysh prej asaj kohe, Nokia ka vendosur një sulm legal kundër Apple, dhe tre herë deri më tani ka paditur dhe është ankuar se kompania e Steve Jobs, nuk po luan lojën e teknologjisë së licencimit mobil.

“Nokia ka qenë zhvillues lider i shumë teknologjive kyçe në pajisje mobile” tha Paul Melin, menaxher i përgjithshëm i licencimit të patentave pranë Nokia.

“Ne kemi bërë këtë hap për  të ruajtur rezultatet e zhvillimit tonë pionier dhe kemi vendosur që të ndalojmë shfrytëzimin e paligjshëm të inovacioneve të Nokia-së” tha ai.

LEXO EDHE:  Mbi 300 startupe blockchain janë mbyllur gjatë 2018-ës në Britani

Lajmet e fundit>