Biznes

Vazhdon eksodi i gjigantëve të teknologjisë nga CES 2022

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Dhjetor 2021
Vazhdon eksodi i gjigantëve të teknologjisë nga CES 2022

“Pas shqyrtimit të të dhënave më të fundit mbi mjedisin me zhvillim të shpejtë të COVID, Microsoft ka vendosur të mos marrë pjesë personalisht në CES 2022” tha këtë të premte një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë të dërguar në email.

Kjo e bënë Microsoft kompaninë më të fundit që ka hequr dorë nga prani fizike në Festivalin Elektronik të Konsumatorit (CES). Ai i bashkohet një liste në rritje të kompanive të mëdha që braktisin shfaqjen më të madhe të teknologjisë në botë. Megjithatë kompania  ka theksuar se do të jetë pjesëmarrëse në mënyrë dixhitale si për Microsoft Partner Innovation Experience ashtu edhe për Automotive Press Kit.

Lajmi se Microsoft nuk do të merrte pjesë fizikisht ne festival erdhi pas publikimit të të njëjtit lajm nga kompanitë e mëdha si Lenovo, T-Mobile, Amazon, Meta (kompania e njohur më parë si Facebook), GM, Intel, Twitter dhe Google.

Të gjitha kompanitë ka përmendur si shkak numrin në rritje të rasteve me  COVID-19. Sëmundja është rritur me shpejtësi në prevalencë përsëri në SHBA, pasi një varianti i ri, Omicron, përfshiu popullatën.

Organizatorët e CES thanë të mërkurën, në 23 dhjetor, se se ngjarja do të vazhdonte pavarësisht gjithçka. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Noctua vendos ventilatorët desktop në një kartë grafike RTX 3080