Lajmet

Vazhdon fushata e Eagle Mobile, “Një me Natyrën”

Publikuar , 21 Maj 2010
0
Vazhdon fushata e Eagle Mobile, “Një me Natyrën”

Drejtues të Eagle, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Mjedisit së bashku me mëse 200 nxënës kësaj herë ishin në Lezhë ku pastruan 3 zona të ndryshme të qytetit duke dhënë kështu shembullin e tyre për të gjithë qytetarët.

Të pajisur me mjete pro-mjedisorë për pastrimin, mbledhjen dhe grumbullimin e hedhurinave, të rinjtë e shkollës së mesme “Hydajet Lezha” gjetën edhe mbështetjen e qytetarëve lezhjanë.

“Ne po punojmë për të sjellë një shembull për të gjithë, për nxënësit dhe kompanitë e tjera në treg. Pak muaj më parë Eagle Mobile dhe Grupi Çalik me investimet në Shqipëri kontribuoi për të minimizuar dëmet e një fatkeqësie natyrore siç ishin përmbytjet në Shkodër dhe në një pjesë të Lezhës. Jemi sot këtu për ta mbrojtur natyrën nga pakujdesitë njerëzore.

U bëjmë thirrje të rinjve shqiptarë dhe jo vetëm atyre të shkollave të mesme që ta mbrojmë ambientin” tha Ebru Demir, Drejtore e Divizionit të Kujdesit për Klientin në Eagle Mobile.

Drejtues të Drejtorisë Arsimore dhe asaj të Mjedisit në qytetin e Lezhës Shpresa Hoxha dhe Edmond Ndreu shprehën kënaqësinë për përfshirjen në këtë nismë.

Ata falënderuan kompaninë Eagle Mobile ndërsa shprehën dëshirën për shtrirjen e kësaj nisme edhe në zona të tjera të rrethit të Lezhës. Znj. Hoxha theksoi se një nismë e tillë ka një impakt të madh në ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Ndërkohë, fushata e Majit për Eagle Mobile do të vazhdojë më tëj edhe me vende të tjera si Vlora, Tirana (qendër), Kamza dhe Pogradeci, ku do të marrin pjesë me kontributin e tyre fizik edhe drejtues të kompanisë krahas nxënësve të shkollave të mesme. 

LEXO EDHE:  Zbulohet procesori surprizë i AMD

Eagle Mobile e ka shpallur vitin 2010 si “Vit të Mjedisit” për kompaninë. Projekte të ndryshme si mbjellje pemësh, restaurim parqesh, krijimi i parqe të lojërave për fëmijë dhe fushata sensibilizimi janë ndërmarrë nga Eagle.

Lajmet e fundit>