Lajmet

Vazhdon masakra e monedhave kriptografike, Bitcoin bie nën 4,000 dollarë

Nov 26 2018
0 Shpërndarje
Nuk është vetëm bitcoin që është goditur rëndë. Monedhat e tjera alternative gjithashtu ka pësuar rënie drastike. Vazhdon masakra e monedhave kriptografike, Bitcoin bie nën 4,000 dollarë

Java e kaluar ka qenë një toturë e vërtetë për tregun e monedhave kriptografike. Sipas të dhënave që sjell CoinMarketCap, tregu i monedhave kriptografike ka humbur 16 miliardë dollarë në 24 orët e fundit.

Industria është në tatëpjesë dhe në vetëm 12 ditë tregu ka humbur 89 miliardë dollarë, ose 40% të vlerë.

Aktualisht vlera total e monedhave kriptografike qëndron në 120 miliardë dollarë.

Bitcoin bie nën 4,000 dollarë

Ditën e Diele bitcoin ra me 15% nën 4,000 dollarë. Aktualisht monedha tregohet në 3,980 dollarë ndërsa dje kishte rënë deri në 3,700 dollarë.

Kjo është pika më e ulët që nga Shtatori i 2017-ës..

Në shtatë ditë monedha më popullore në botë ka humbur 35% të vlerës dhe është rënia më e madhe në një javë që nga Prilli i 2013-ës kur monedha humbi 44% sipas CoinDesk.

Rënia nisi në mesin e Nëntorit kur monedha ra nën 6,000 dollarë që ishte edhe niveli i suportit. Që nga ajo ditë bitcoin ka hasur vështirë të largohet nga 4,000 dollarët.

Monedha pati një Tetor të qëndrueshëm ku këmbehej në 6,500 dollarë.

Sipas një raporti të fundit të Bloomberg, autoritetet Amerikane thuhet se kanë nisur një hetim nëse vlera prej 20,000 dollarësh e arritur vitin e kaluar ishte fryrë artificialisht.

Altcoinët goditen gjithashtu

Nuk është vetëm bitcoin që është goditur rëndë. Monedhat e tjera alternative gjithashtu ka pësuar rënie drastike. XRP ra me 16% në 24 orë më 0.34 dollarë.

Ethereum gjithashtu ra në 106 dollarë duke humbur 14.9% të vlerës.

Kryptominierat në vështirësi

Rënia drastike e vlerës së monedhave kriptografike pati një impakt të lartë në operacionet e minierave të kriptomonedhave.

Ndërsa tregu është duke u tkurrur dita ditës, ashtu edhe fitimi i minierave. Rënia e çmimit të bitcoin po e bën këtë aktivitet më pak fitimprurës.

Javën e kaluar firma Amerikane Giga Watt shpalli falimentimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>