Biznes

Vdekja e themeluesit të një burse kriptografike merr “me vete” 190 milionë dollarë

Publikuar , 04 Shkurt 2019
0
QuadrigaCX lajmëroi vdekjen e Cotten në mesin e muajit Janar si rezultat i një sëmundjeje kronike. Ai kishte vdekur në 9 Dhjetor gjatë një udhëtimi në Indi. Vdekja e themeluesit të një burse kriptografike merr “me vete” 190 milionë dollarë

Bursa kriptografike Kanadeze QuadrigaCX tha se nuk mundet të paguajë 190 milion dollarë që u detyrohet klientëve pasi themeluesi 30 vjeçar Gerald Cotten ka vdekur dhe marrë me vete fjalëkalimet.

Përballë gjykatës gruaja e të ndjerit tha se bursa u detyrohet konsumatorëve 190 milionë dollarë në kriptomonedha dhe para prej letre. QuadrigaCX aplikoi për mbrojtje të kreditorëve sepse nuk mund të aksesojë fondet në një portofol të “ftohtë.”

Mungesa e standardeve rrezikon miliona

Bursa zotëron afro 26,500 bitcoin (92.3 milion dollarë), 11,000 bitcoin cash (1.3 milionë dollarë), 11,000 bitcoin cash SV (707.000 dollarë), 35,000 bitcoin gold (352,000 dollarë), afro 200,000 litecoin (6.5 milionë dollarë) dhe 434,000 ether (46 milionë dollarë).

Bashkëshortja e Cotten thotë se ky i fundit ishte i vetmi që mbante përgjegjësi për depozitimin e monedhave dhe asnjë anëtar i ekipit të menaxhimit nuk kishte informacion. Gjithashtu mbi 30 milionë dollarë të tjera janë bllokuar nga përpunuesi i pagesave të kompanisë Billerfy. Një tjetër përpunues pagesash ka bllokuar 10 milionë dollarë. QuadrigaCX lajmëroi vdekjen e Cotten në mesin e muajit Janar si rezultat i një sëmundjeje kronike. Ai kishte vdekur në 9 Dhjetor gjatë një udhëtimi në Indi.

Spekulime për skemë mashtrimi

Ndërsa Jenifer Robertson ka laptopin e Cotten, ajo tha se nuk di fjalëkalimin dhe një ekspert teknik është rekrutuar i cili nuk arriti të kalonte barrierën e enkriptimit. Ajo thotë se Cotten nuk ka lënë asnjë informacion rreth biznesit. Megjithatë spekulimet kanë nisur të cilat sugjerojnë se kemi të bëjmë me një tjetër skemë mashtrimi. Vdekja e tij ose ishte e orkestruar ose një pretekst për të mashtruar klientët. Robertson solli me vete në gjykatë edhe një certifikatë vdekjeje.

LEXO EDHE:  Letra e bardhë e bitcoin nuk është një togfjalësh, por një kushtetutë

Qeveria Kanadeze konfirmon vdekjen e Cotten në Indi por nuk jep më shumë detaje për shkak të ligjeve të privatësisë.

Pakënaqësi të mëdha tek blerësit e kriptomonedhave

Megjithatë e kaluara e QuadrigaCX lë hapësirë për spekulime. Në Janar të 2018-ës 26 milionë dollarë u ngrinë nga banka Kandeze Imperial. Ajo kishte gjetur parregullsi në përpunimin e pagesave. Wall Street Journal thotë se ndryshe nga bursat tradicionale, bursat e kriptomonedhave janë unike sepse realisht ruajnë kriptomonedhat për klientët e tyre. Zakonisht kërcënimet për këto bursa vinë nga kriminelët kibernetikë dhe jo nga harrimi i fjalëkalimeve. Në gjykatë Roberston tha se QuadrigaCX nuk duhet të procedohet në mënyrë që të ketë kohë për të gjetur çfarëdo sasie monedhe të kenë ngelur për të negociuar edhe shlyerjen e disa prej tyre.

Zhgënjimi më i madh mbetet tek konsumatorët. Një prej tyre nuk kishte arritur të tërhiqte fondet që nga muaji Tetor.

“Mbase në të ardhmen do të shmangi kriptomonedhat. Na kanë lërë në errësirë të plotë informacioni dhe po përgatitemi për më të keqen,” shprehej ai. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>