Lajmet

Vdes artisti i Quake, Paul Steed, le pas një trashëgimi të diskutueshme

Publikuar , 18 Gusht 2012
0
Vdes artisti i Quake, Paul Steed, le pas një trashëgimi të diskutueshme

Paul Steed, një artist veteran i lojrave, i njohur më shumë për punën e tij modeluese 3D në id Software, ku punoi në seritë e Quake dhe Doom, vdiq në fundjavë, sipas njoftimit për shtyp bërë nga The Jace Hall Show.

Për momentin, nuk janë bërë ende të qarta detajet e vdekjes, megjithëse trashëgimnia e tij e diskutueshme dhe kontributi i tij në industrinë e lojrave janë të dokumentuara mirë.

 Mandati i tij daton në fillimet e viteve 1990 kur ai filloi punën në Origin ku dhe vendosi një vulë të rëndësishme në seritë e Wing Commaner.

Steed e kaloi kohën duke punuar për Iguana Entertainment, Virgin Interactive, Electronic Arts, WildTangent, Atari, Microsoft’s Xbox Advanced Technology Group dhe sigurisht id Software.

 Një nga gjërat që e bëri Steed të famshëm ishte dhe karakteri “Crackwhore” që ai përgatiti për Quake II, i cili ishte pak a shumë si një homazh për të gjitha femrat e “Clockwhore Clan”.

Karakteri nuk do të ishte i vetmi në trashëgiminë e tij të diskutueshme. Shumë njerëz që punuan nën udhëheqjen e Steed në Ignition/Exigent postuan anekdota të pafavorshme dhe nganjëherë të turpshme në Develop-Online.net pas mbylljes së Ignition në SHBA në 2010, duke akuzuar ndër të tjera Steed për “sjellje abuzive” si shef (video më poshtë ju jep një ide).

Duke i lënë kontradiktat mënjanë, Steed ndihmoi në ndërtimin e lojrave 3D dhe mbahet mend nga The Jace Hill Show si një nga modeluesit e parë që krijoi 3D-në në industrinë e lojrave. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  "Keqinformimi" është fjala e vitit sipas Dictionary.com

Lajmet e fundit>