Lajmet

Vdes Dennis Ritchie, babai i C dhe UNIX

Publikuar , 13 Tetor 2011
0
Vdes Dennis Ritchie, babai i C dhe UNIX

Ritchie, i njohur edhe si “dmr”, njihet më së miri për krijimin e gjuhës programuese C si dhe për funksionin e tij kyç në zhvillimin e UNIX përkrah Ken Thompson. Ritchie ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij në Bell Labs, së cilës i është bashkuar në vitin 1967, dhe që në atë kohë njihej si një prej ofruesve më të mëdhenj në SHBA për telefona dhe kishte një prej laboratorëve më të njohur hulumtues.

Duke punuar përkrahë Thompson (që ka shkruar B’n), këta të dy kanë bashkuar forcat për të zhvilluar një sistem operativ më efikas dhe funksional për mini-kompjuterin e ardhshëm, që ka rezultuar edhe me paraqitjen e Unix, në vitin 1971.

Edhe pse Unix ishte i lirë dhe i përshtatshëm me pothuajse të gjitha sistemet, duke ju lejuar përdoruesve një llojllojshmëri të sistemeve softuerike, sistemi operativ ishte shkruar në një gjuhë programuese të makinave (assembly language), duke nënkuptuar se kishte një fajlor të vogël dhe vuante nga relacionet me memorien.

[youtube id=”rGCbvqz6Kt4″]

Në vitin 1973, Ritchie dhe Thompson kanë shkruar Unix në C, duke zhvilluar sintaksën, funksionalitetin dhe përveç kësaj i dhanë gjuhës mundësinë për të programuar çfarëdo sistemi operativ. Kerneli ishte publikuar në të njëjtin vit.

Sot, C mbetet gjuha programuese e dytë më e popullarizuar në botë (apo së paku gjuha në të cilën shumica e rreshtave të kodit të dytë është shkruar), dhe shfrytëzuar në C++ dhe Java; dhe është për tu përmendur edhe fakti se gjersa këta të dy po punonin në Unix, Linus Torvalds Linux filloi të paraqitet në skenë. Puna padyshim ka bërë Ritchie’n një prej inxhinierëve më të rëndësishëm (por pak të njohur) të erës moderne.

LEXO EDHE:  Operatorët celularë Italianë paguan 6.5 miliardë euro për frekuencat 5G

Puna e tij, veçanërisht nëraport me UNIX, e ka shtyrë atë që të bëhet një fitues i përbashkët me Ken Thompson, i çmimit Turing Award që është dhënë në vitin 1873, si dhe fitues i çmimit National Medal of Technology në vitin 1998 nga presidenti i atëhershëm dhe shumë i dashur për popullin shqiptar, Bill Clinton. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>