Blog

Vdes në moshën 74 vjeçare shkencëtari kompjuterik që shpiku komandat Copy, Cut dhe Paste

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2020
0
Pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi pranë Xerox. Ai lindi në Bronx të Nju Jorkut në 1945 dhe studio në Universitetin Stanford të Kalifornisë. Vdes në moshën 74 vjeçare shkencëtari kompjuterik që shpiku komandat Copy, Cut dhe Paste

Larry Tesler, një ikonë e kompjuteri, vdiq në moshën 74-vjeçare. Tesler filloi të punonte në Silicon Valley në 1960 në një kohë kur kompjuterët nuk ishin të aksesueshëm për pjesën më të madhe të njerëzve.

Ishte falë inovacioneve të tij, si komandat “copy”, “cut” dhe “paste”, që kompjuterët u bënë më të lehtë për tu mësuar e përdorur.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi pranë Xerox. Ai lindi në Bronx të Nju Jorkut në 1945 dhe studio në Universitetin Stanford të Kalifornisë.

Pas diplomimit u specializuar në dizajnet e ndërfaqeve të cilat i bënin kompjuterët të lehtë të përdoreshin. Punoi për disa kompani të mëdha që nga Xerox e deri tek Apple ku shpenzoi 17 vite.

Shpikja e tij më e madhe – “copy”, “cut” dhe “paste” u frymëzuan nga mënyra tradicionale sesi njerëzit ndryshonin një përmbajtje duke prerë fizikisht pjesëza të tekstit të printuar dhe ngjitur ato diku tjetër.

Komanda u inkorporua në softuerin e Apple në kompjuterin Lisa në 1983 dhe Macintosh e parë që u lançua një vit më pas. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Këto janë diferencat më të mëdha mes iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max