Lajmet

Veçoria e re e Google Translate e bën më të lehtë editimin dhe përmirësimin e përkthimeve

Publikuar , 12 Prill 2014
0
Veçoria e re e Google Translate e bën më të lehtë editimin dhe përmirësimin e përkthimeve

Screenshot-2014-04-11-17.01.411-730x283Google ka prezantuar veçorinë që e bën më të lehtë për përdoruesit të editojnë rezultatet në Google Translate. Siç njoftohet në blogun jo zyrtar të sistemit operativ Google, tashmë është edhe një buton në panelin e rezultateve “Improve This Translation” duke ju bërë të mundur të editoni të gjithë materialin që shfaqet.

Kur ju klikoni mbi këtë, dhe bëni ndryshimin tuaj, një mesazh shfaqet: “Kontributi juaj do të përdoret për të përmirësuar cilësinë e përkthimeve” dhe do t’ju shfaqet përdoruesve anonimisht.

Përpara kësaj veçori më të fundit, përdoruesit mundeshin të nënvizonin dhe klikonin fjalë dhe shprehje individuale nga teksti i përkthyer dhe të përzgjidhnin nga një listë me alternativa ekzistuese të përkthimeve aktuale. Nuk dihet akoma nëse ky ndryshim i bërë së fundi nga Google është eksperimental apo do të jetë një veçori e përhershme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung vë në tallje iPhone 11 duke e krahasuar me Note 10

Lajmet e fundit>