Lajmet

Veçoritë e reja të Google News, ju bëjnë juve redaktor

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
Veçoritë e reja të Google News, ju bëjnë juve redaktor

Google News, burimi juaj i lajmeve për softuer apo argëtim, ka shpalosur një seri të veçorive të personalizimit të dizajnuara për t’iu mundësuar përdoruesve që të kenë më shumë kontroll mbi atë që lexojnë dhe mbi mënyrën sesi ata e shkëmbejnë atë material.

Google News gjithnjë ka bërë një punë të shkëlqyer në mbledhjen e lajmeve, rënditjen dhe prezantimin e tyre, dhe vazhdimisht ka qenë e gatshme në ofrimin e rëndësisë së veçantë për lajmet më kryesore. Për ne gazetarët Google News ka mbuluar me qindra ndoshta edhe me mijëra burime të ndryshme të lajmeve, dhe si e tillë është një vegël shumë e dobishme, sidomos me veçoritë e fundit që i ka shpalosur gjatë ditës së sotme.

Gjatë viteve Google News ka tentuar të bëjë ndryshime ndaj kritikave të dizanit të saj, por ajo ende vazhdon të jetë e kufizuar dhe të jetë udhëheqëse e atyre që dëshirojnë lajme më të dallueshme dhe që janë prezantuar para pesë minutave.

Por tani me zemrën e re të faqes kryesore të cilën ata e quajnë “News For You”, përdoruesi do të ketë para tij lajme të transmetuara në mënyrë automatike që ndërlidhen me shijen e tij. Ata mund të zgjedhin veçorinë e “editimit të personalizimit” për të specifikuar interesat e tyre në Biznes, Shëndetësi, Argëtim, Sport apo edhe Teknologji që është një prej fushave që na intereson më së shumti ne si PCWorld Albanian dhe juve si lexues të këtij mediumi.

Gjithashtu para përdoruesve të zonave të ndryshime gjeografike shpalosen edhe sugjerime për tema relevante, për shembull ju mund të zgjedhin edhe opsionin për tu njoftuar me temat më të fundit nga Kosova.

LEXO EDHE:  Apple lançoi gjeneratën e dytë të AirPods

Ju mund të zgjidhni ngjarje në shikim të listuar apo në kategori dhe të shpalosni më shumë tituj duke kaluar me mi mbi titujt përkatës. Kur bëni ndryshime në opsione ato ruhen kur jeni të kyçur dhe kur kyçeni sërish të rejat më të fundit do të prezantohen para jush në formën më relevante. Nëse dëshironi të ktheni çdo gjë ashtu siç ka qenë klikoni tek “Reset Personalization”.

Jo rastësisht edhe Microsoft javën që shkoi Microsoft shpalosi ndryshime në kuadër të faqes kryesore të Bing News.

Lajmet e fundit>