Ja se si

Vegla alternative pa pagesë për PDF

Publikuar , 01 Nëntor 2010
0
Vegla alternative pa pagesë për PDF

Shumica e kompjuterëve dhe shfletuesve të rinj kanë të instaluar softuerin pa pagesë Adobe Reader, gjë që iu mundëson të hapni (shikoni) dhe printoni PDF.

Por para një viti apo më shumë, dokumentet PDF janë bërë një vektor i ri në shfrytëzimet kompjuterike, siç është rasti me vrimat në JavaScript, dhe Adobe Reader është treguar si softuer me lëshime që nuk po arnohen aq shpejt sa duhet.

Për fat të mirë ka opsione alternative të cilat janë gjithashtu pa pagesë. Më poshtë keni të renditur një listë me disa opsione alternative që janë testuar për punë specifike siç është leximi i një PDF-i apo ruajtja e një dokumenti në format PDF.

PDF lexues pa pagesë

1. Nuance PDF Reader ka një grusht veçoishë, disa prej të cilave përfshijnë edhe shfrytëzimin pa pagesë të shërbimit Nuance me bazë në ueb. Për një lexues të thjeshtë pa pagesë të PDF-ve, këtu nuk ka gjasa që të gaboni. Në mes tjerash ju keni opsionin që të fikni JavaScript, gjë që fik veçoritë e reja por do të thotë se sulmet me bazë në JavaScript në PDF të infektuar nuk do të jenë në gjendej të bëjnë asgjë.

(Programi do t’ju kërkoj të regjistroheni kur e startoni për herë të parë!)

2. Foxit Reader është sikurse Nuance PDF Reader, duke ofruar një Safe Mode që “mundëson kontrollimin e veprimeve të paautorizuara dhe transmisionet e të dhënave, duke përfshirë edhe URL lidhjet, lansimit e skedarëve të jashtëm dhe funksionet e lëshimit të JavaScript, për të evituar sulmet nga dokumentet e dëmshm”.

Foxit ka edhe më shumë ngarkesa prej programeve të palëve të treta të cilat do t’i hasni dy herë gjatë instalimit . Mos i pranoni ato dhe nuk do të ketë problem.

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni "Dark Mode" në Google Chrome

(Së pari do t’ju ofrojë instalimin e Foxit Search Bar dhe vendosjen e Ask.com si faqe kryesore në shfletuesin tuaj. Dhe në fund pas instalimit, Foxit do të sugjerojë “krijimin e shkurtesës në desktop, lansim të shpejtë dhe ikonë në start meny për eBay”).

Kur të përfundojë instalimi më pas Foxit Reader funksionon për mrekulli. Dhe sipas analizave në CNET “programi në fakt është një editor i kufizuar i PDF-ve, duke iu mundësuar përdoruesve të bëjnë shënime dhe etiketime në PDF dhe më pas t’i shkëmbejnë ata e lehtësi”.

3. Nitro PDF Reader kryen punën dhe ka një bashkësi interesante të veçorive si Rotate, shtimin e shënimeve, theksimin, nënshkrimin me vulë, dhe ekstraktimin e imazheve apo teksteve.

Krijues të PDF

Kushdo që përdor opsionet e ueb shfletuesve si “Save As” e di, se çfarë ruhet shpesh nuk ripërpunohet si duhet. Në disa raste, veglat për kapje të pamjes mund të jenë të mjaftueshme, siç është rasti me Snipping Tool të Windows 7 apo Snagit të TechSmith. Apo ju mund t’i ruani ato si PDF duke përdorur këto vegla për krijim të PDF-ve.

1. Create PDF Online i Adobe ju mundëson të krijoni deri në tre dokumente – jo shumë, por hynë në punë kur jeni në rrugë.

2. CutePDF Writer, është një version pa pagesë i veglës komerciale PDF të kësaj kompanie. Është i thjeshtë dhe pa pagesë.

Gjatë të kaluarës, PDF të CutePDF nuk po shfaqnin ueb faqe ashtu si është dashur, por është dyshuar se kjo është për shkak të bllokimeve të add-ons dhe firewall-it  të sistemit operativ.

3. Web-to-PDF ofrohet si shtojcë e Firefox, MSIE, Google Chrome dhe Safari, dhe ju mundëson të shikoni PDF brenda shfletuesit, dhe të konvertoni ueb faqe në PDF.

LEXO EDHE:  Ju ka rënë telefoni ose tableti në ujë? Ndiqni këto këshilla sa më shpejt të jetë e mundur

4. HTML to PDF COnverter nga Winnovative merr një URL apo një file path, dhe e konverton atë në një PDF, duke iu ofruar mundësinë për një PDF në të cilin mund të zgjidhet teksti, imazhet apo imazhet e ngulitura.

E nëse këto zgjidhje që i shpalosëm para jush nuk ju duken të mjaftueshme apo nuk ju pëlqejnë atëherë vizitoni download.com, ku do të keni vegla të ndryshme për lexim e krijim të PDF-ve, qoftë me pagesë apo pa pagesë. /www.pcworld.al

Lajmet e fundit>