Biznes

Vendet e G7-ës kritikojnë kriptomonedhën Libra

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Tetor 2019
0
Teknologjia në rritje e cila është gjerësisht e parregulluar mund të përdoret për të pastruar para dhe financuar terrorizmin thoshte raporti. Vendet e G7-ës kritikojnë kriptomonedhën Libra

Planet e Facebook për të lançuar kriptomonedhën Libra u ballafaquan me një tjetër pengesë të madhe ditën e Enjte kur vendet e G7 thanë se kriptomonedhat si “stablecoins” nuk duhet të lejohen derisa rreziqet që vinë prej tyre të adresohen.

Lançuar në një shkallë të gjerë, stablecoins – kriptomonedha të cilat mbështeten në para tradicionale dhe asete të tjera, mund të kërcënojnë sistemin monetar dhe stabilitetin financiar thuhej në raportin e G7.

Teknologjia në rritje e cila është gjerësisht e parregulluar mund të përdoret për të pastruar para dhe financuar terrorizmin thoshte raporti.

Në përgjigje të raportit, Libra Association tha se ishte e përkushtuar për të punuar me rregullatorët dhe respektuar sovranitetin dhe politikat monetare të vendeve që e lejojnë.

Pavarësisht kritikave rregullatore, 21 firmat që kanë mbetur pjesë e Libra premtuar mbështetjen e tyre duke rrëzuar zërat dhe mund të kishte tërheqje të tjera pas atyre të Visa dhe Mastercard.

Libra u prezantua në Qershor nga Facebook dhe u pa si një mundësi për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e transfertave ndërkombëtare.

Autoritetet e G7-ës thanë se duhet të aplikojnë rregullat aktuale edhe ndaj kriptomonedhave. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Aplikacioni desktop dhe ueb i WhatsApp do të funksionojë edhe kur telefoni është i fikur ose pa internet

Lajmet e fundit>