Biznes

Vendet e G7: Facebook Libra nuk duhet lançuar pa u rregulluar

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Tetor 2020
0
Pa mbikëqyrjen e duhur, monedha të tilla si Facebook Libra mund të përdoren për të pastruar para, financuar terrorizmin, kompromentuar integritetin e tregut. Vendet e G7: Facebook Libra nuk duhet lançuar pa u rregulluar

Liderët financiarë të shtatë ekonomive më të mëdha në botë do të shprehin të Martën opozitën e tyre ndaj lançimit të monedhës dixhitale Libra të Facebook derisa të rregullohet siç duhet.

Një draft i përgatitur për takimin e ministrave të financave dhe bankave qendrore të SHBA, Kanadasë, Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë thotë se pagesat dixhitale përmirësojnë aksesin në shërbime financiare, reduktojnë kostot dhe mungesën e efikasitetit.

Por që sisteme të tilla të aprovohen duhet të rregullohen në mënyrë që të mos cenojnë stabilitetin financiar, mbrojtjen e konsumatorit, privatësinë, politikat e takimit dhe sigurinë kibernetike thuhej në draftin e parë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Pa mbikëqyrjen e duhur, monedha të tilla si Facebook Libra mund të përdoren për të pastruar para, financuar terrorizmin, kompromentuar integritetin e tregut.

“G7 ruan qëndrimin se asnjë projekt stablecoin nuk duhet të fillojë operimin pa adresuar shqetësimet ligjore, rregullatorë dhe pa aplikuar standarde të përbashkëta,” thuhej në draft.

Stablecoins janë monedha dixhitale të lidhur me paratë tradicionale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chaboti i Facebook bisedon sikur të ishte njeri