Analiza

Vendet e nxehta në nëntokën e videove online

Publikuar , 04 Shkurt 2010
0
Vendet e nxehta në nëntokën e videove online

Kur kompanitë mediale u bënë më të mençura, shumë njerëz kaluan në DailyMotion të Francës. Ruajtësit e materialeve të mbrojtura nga kopjimi shikonin me kujdes, por në internet kjo vrimë lepuri duket se është pa kufi.

Kini kujdes kur shikoni shtigjet e distribuimit të materialit online, pasi mund të hasni në malware ose të demoralizoheni nga disa linqe mashtruese, si për shembull blerja e DVD-ve të miratuara në Los Anxhelos ose Nju Jork.

SideReel: Edhe pse SideReel nuk ofron transmetim televiziv, ofron një mënyrë të mirë për t’i gjetur ato online. Kërkoni ndonjë shfaqje dhe do të gjeni përmbledhje, komente dhe informacione se ku të gjeni episode online. Faqja gjithashtu thekson burimet zyrtare, si për shembull shkarkimi nga Apple iTunes Store dhe kopje nga Hulu. Por klikoni ‘See more results’ dhe me siguri do të përfundoni në ndonjërën nga këto lokacione.

Megavideo: Një grumbull thesaresh të shfaqjeve në dispozicion dhe me akses të shpejtë në video transmetim të formatit Flash. Mos u lodhni të vizitoni ballinën e faqes ose të kërkoni faqen për material klandestin; do të gjeni vetëm përmbledhje të parrezikshme të videove shtëpiake dhe opsione të tjera të sigurta. Në vend të kësaj duhet të kërkoni faqe si Side Reel ose të provoni Google Search me fjalët “titulli i shfaqjes + megavideo” për të gjetur faqet me linqet që shfaqin videot, të cilat mund të jenë diku brenda faqes.

Pasi të keni shikuar 72 minuta video materiale, shërbimi mbyllet për një orë për anëtarët pa pagesë. Sigurisht ka dredhi edhe për këtë punë.
SupernovaTube: Një tjetër faqe që ofron video transmetim të kualitetit të lartë në versionin Flash. Përsëri, tipari për kërkim në faqe është i çaktivizuar. Duhet të klikoni butonin e thjeshtë ‘I am human’ para se të keni akses te videot; kjo përdoret për të filtruar bot-at, të cilët marrin automatikisht materiale ose bëjnë kërkesa automatike.

LEXO EDHE:  Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut, fushëbetejë mes kundërshtarëve politikë

NinjaVideo.net: Kjo faqe e popullarizuar indekson versione të ndryshme të shfaqjeve në formatin e lartë Divx dhe Megavideo. Një kërkesë: do të duhet të hapni një aplikacion Java të emëruar NinjaVideo Hepler dhe të zgjasni skadimin e lejes shtyni lejen para se të shikoni ndonjë video DivX. Është dizajnuar që të shfaqë video vetëm në këtë faqe, ndërkohë që administratorët deklarojnë se nuk ka ndonjë aplikacion malware për të cilin duhet të brengoseni. Shfaqen edhe reklama me madhësi të faqes së plotë, pra duhet të bëni disa klikime derisa të hapet videoja juaj.

Faqja ka fokusin më të madh drejt komunitetit nga të gjitha faqet e tjera këtu, me tabelë mesazhesh, podcast dhe fokus që tejkalon episodet e serialit Lost.

SwarmPlayer dhe EZTV: Një përpjekje e faqes eztv.it mund të paraqesë gjeneratën e ardhshme të faqeve që kombinojnë transmetimin e lehtë dhe shkarkimin kualitativ. SwarmPlayer eksperimental u lejon përdoruesve të transmetojnë skedarë korentë, për të cilët normalisht do të duhej të prisnin për t’i shkarkuar.

BBC është pjesë e konsorciumit që ka sponsorizuar zhvilluesit për të gjetur mënyra më efikase të distribuimit të videove online. Projektet e tilla premtojnë se do të sjellin përfitime nga transferimet peer-to-peer, pa mundin e pritjes që Ugly Betty të shkarkohet para se të mund ta shikoni atë.

Lajmet e fundit>