Lajmet

Vendet Evropiane masa të ashpra për furnizuesit e teknologjisë 5G

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Nëntor 2019
0
Ambasadorët e vendeve anëtare gjatë një takimi në Bruksel ranë dakord për qasjen e re. Vendet Evropiane duhet të marrin në konsideratë edhe faktorë jo teknik për ndërtimin e rrjetit 5G. Vendet Evropiane masa të ashpra për furnizuesit e teknologjisë 5G

Ditën e Premte vendet e Bashkimit Evropian aprovuan masa të ashpra në përzgjedhjen e furnizuesve me teknologjinë 5G, duke i dhënë një goditje mbase përfundimtare për aspiratat e Huawei në Evropë.

Ambasadorët e vendeve anëtare gjatë një takimi në Bruksel ranë dakord për qasjen e re. Vendet Evropiane duhet të marrin në konsideratë edhe faktorë jo teknik për ndërtimin e rrjetit 5G.

Në draftin e përgatitur thuhet gjithashtu se qeveritë Evropiane duhet të diversifikojnë furnizuesit dhe të mos varen nga një i vetëm. Ministrat Evropian pritet ti japin dritën jeshile këtij drafti dhe udhëzimeve të tij.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje BE që të ndalojë përdorimin e pajisjeve të telekomunikacionit të Huawei me arsyetimin se mund të përdoren nga Kina për spiunazh. Shqetësimet janë përqendruar rreth një ligji Kinez i cili u kërkon kompanive vendase të bashkëpunojnë me qeverinë lidhur me çështjet e sigurisë.

Kompania Kineze e cila konkurron me atë Finlandeze të Nokia dhe Suedeze të Ericsson ka mohuar akuzat e SHBA duke thënë se janë të pabaza.

LEXO EDHE:  Italia do të lejojë përfshirjen e Huawei në ndërtimin e rrjetit 5G