Analiza

Vendet me koston më të ulët dhe më të lartë të internetit

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Dhjetor 2020
Për një linjë interneti 10Mbps Shqiptarët paguajnë 16.62 dollarë, Grekët 15.59 dollarë, Serbët 6.88 dollarë, Malazezët 11.98 dollarë dhe Boshnjakët 12.89 dollarë. Vendet me koston më të ulët dhe më të lartë të internetit

Mund të themi lehtësisht se aksesi në internet sot është një nevojë jetike dhe hyn në të njëjtën kategori me ujin dhe elektricitetin. Megjithatë kostoja e tij varion nga një vend tek tjetri.

Në vendet e zhvilluara ku të ardhurat janë të larta, kostoja e tij është e ulët ndërsa në disa vende të tjera është qindra herë më i kushtueshëm sesa vetë pagat mujore.

Kompania Amerikane NetCredit përdori të dhënat e World Bank për të nxjerrë një shifër të pagesave mesatare në muaj për çdo vend të botës. Më pas me informacionet e Cable.co.uk përllogariti sesa pjesë të pagës i kushton tarifa mujore e internetit.

Në fund të renditjes është Jemeni ku një pako interneti kushton 2,466 dollarë në muaj ose 2,792 përqind të pagës mesatare prej 88.33 dollarë në muaj.

Interneti më pak i kushtueshëm në raport me pagën është në Monako ku kushton 34.49 dollarë ose 0.68% e pagës prej 5,043 dollarë në muaj.

Kur flitet për shpejtësitë e internetit në raport me çmimin, Rumania kakoston më të ulët prej 0.13 dollarë për Mbps. Në Yemen kushton 3,768 dollarë për Mbps.

Shqipëria dhe Rajoni

Shqipëria ka koston më të lartë të internetit në Evropë në raporton me pagën. Shqiptarët paguajnë 4.68% të pagës mujore për një paketë interneti 10Mbps. Qytetarët në Maqedoni paguajnë 4.52% të pagesë së tyre mujore, në Serbi 1.82%, në Greqi 1.19%, Mali i Zi 2.07% dhe Bosnje Hercegovinë 3.37%.

Qytetarët e Lihtenshteinit paguajnë vetëm 0.05% të pagës së tyre për një paketë interneti 10Mbps.

Për një linjë interneti 10Mbps Shqiptarët paguajnë 16.62 dollarë, Grekët 15.59 dollarë, Serbët 6.88 dollarë, Malazezët 11.98 dollarë dhe Boshnjakët 12.89 dollarë.

LEXO EDHE:  Bitcoin po performon më mirë sesa ari dhe argjendi

Koston më të lartë të internetit për një pako 10Mbps e ka Qiproja prej 31.62 dollarë. Më të ulëtin në Evropë e ka Rumania me 1.33 dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

internet