Lajmet

Vendi Evropian kërcënon Telegram me bllokim

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Janar 2022
Ajo shtoi se së bashku me partnerët e saj Evropian, Gjermania po diskuton për rregullimin e platformës. Vendi Evropian kërcënon Telegram me bllokim

Gjermania mund të bllokojë Telegram, shërbimin e komunikimit shumë popullor me grupet e djathtë politike dhe lëvizjet të cilat kundërshtojnë kufizimet e pandemisë së Covid-19 tha Ministrja e Brendshme Gjermane Nancy Faeser.

“Një mbyllje do të ishte masa më ekstreme por jo e pamundur,” tha Ajo.

Ajo shtoi se së bashku me partnerët e saj Evropian, Gjermania po diskuton për rregullimin e platformës.

Aplikacioni i komunikimit është rritur pjesërisht edhe për faktin se ofron enkriptim fundor ndërsa sistemi i grupeve mundëson shpërndarjen e informacionit me shpejtësi të lartë.

Të dy funksionalitetet shihen si kontroverse sepse kanë krijuar hapësira për bandat dhe grupe kriminale të organizohen. Në Gjermani Telegram shihet si një burim i teorive konspirative dhe gjuhës së urrejtjes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rritet ndjeshëm aktiviteti kriminal në Telegram për shkak të enkriptimit

Tags >

Telegram