Lajmet

Vendi i Amerikës Latine dhe qeveria e saj përfundojnë peng i një grupi hakerësh

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Maj 2022
Në fillim të muajit hakerët kërkuan 10 milionë dollarë. Grupi Conti ka postuar më shumë se 600 gigabajt të dhëna shtetërore online dhe kërcënon të publikojë më tepër. Vendi i Amerikës Latine dhe qeveria e saj përfundojnë peng i një grupi hakerësh

Presidenti i Kosta Rikës tha se vendi i tij është në “luftë” ndërsa kriminelë kibernetikë sulmuan sistemet IT të disa institucioneve shtetërore.

Rodrigo Chavez tha se hakerët kanë infiltruar 27 institucione qeveritare, bashki e kompani shtetërore. Karteli i ransomware Conti, i cili mendohet se drejtohet nga Rusia, kërkon 20 milionë dollarë.

Ditën e Hënë Chavez në një konferencë për shtyp zbuloi planin e tij për implementimin e masave të sigurisë kibernetike.

Nuk la të kuptohej se nuk do të paguante hakerët pavarësisht pezullimit të punës në disa departamente shtetërore.

Në fillim të muajit hakerët kërkuan 10 milionë dollarë. Grupi Conti ka postuar më shumë se 600 gigabajt të dhëna shtetërore online dhe kërcënon të publikojë më tepër.

Gjithashtu kërcënoi me fshirje të çelësave të dekriptimit të nevojshme për rikthimin e sistemeve kompjuterike shtetërore online nëse nuk paguhen brenda javës.

Grupi i hakërreve gjithashtu pretendon se ka njerëz të infiltruar brenda qeverisë. Conti është një grup Rus ransomwarësh përgjegjës për disa sulme kibernetike të profilit të lartë.

Në Maj të 2021 në një sulm katastrofik rrëzuan Shërbimin e Shëndetit Publik të Irlandës. Në 6 Maj SHBA ofroi 10 milionë dollarë shpërblim për informacione rreth grupit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi gradualisht do të heqë brendin Mi