Biznes

Vendi i parë në botë që adopton Bitcoin si monedhë zyrtare

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Qershor 2021
62 nga 84 deputetë votuan pro ligjit por vlen të theksohet se Bukele ka një fuqi të madhe politike në vend ku partia e tij përbën pjesën më të madhe parlamentare. Vendi i parë në botë që adopton Bitcoin si monedhë zyrtare

El Salvador ka miratuar një ligj i cili e bën Bitcoin një valutë zyrtare në vend. Sipas ligjit qytetarët mund ta përdorin bitcoin në çdo nga pagesa e taksave tek e borxheve apo blerje e të mirave dhe shërbimeve.

Lëvizja u mbështet fuqimisht nga presidenti i vendit Nayib Bukele i cili e shikonte si një mënyrë për të ndihmuar ata që nuk kanë akses në banka apo duan të dërgojnë para brenda dhe jashtë vendit.

62 nga 84 deputetë votuan pro ligjit por vlen të theksohet se Bukele ka një fuqi të madhe politike në vend ku partia e tij përbën pjesën më të madhe parlamentare.

Ndërsa bitcoin do të bëhet një monedhë zyrtare, nuk do të jetë i vetmi sepse dollari Amerikan që ka qenë valuta kryesore në vend to të mbetet si opsion gjithashtu. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple Watch 6 ka bateri me kapacitet më të lartë