Biznes

Vendimi i Gjykatës Evropiane vë në rrezik tregtinë dixhitale transatlantike

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Korrik 2020
0
Është një fitore e madhe për aktivistin Max Schrems i cili argumentonte se Privacy Shield nuk siguron mbrojtje të mjaftueshme për qytetarët. Vendimi i Gjykatës Evropiane vë në rrezik tregtinë dixhitale transatlantike

Marrëveshja Mburoja e Privatësisë mes BE dhe SHBA e cila kishte për qëllim të garanton siguri në transferimin e të dhënave të qytetarëve Evropian në Amerikë është shpallur e pavlefshme nga Gjykata Evropiane.

Vendimi pritet të shkaktojë jo pak probleme në transferimin e të dhënave transatlantike. Gjykata arriti në përfundimin se kuadri ligjor Amerikan i mbikëqyrjes nuk garanton mjaftueshëm siguri për të dhënat Evropiane dhe rrezikon të shkelë të drejtat e qytetarëve të saj sipas rregullores GDPR.

Është një fitore e madhe për aktivistin Max Schrems i cili argumentonte se Privacy Shield nuk siguron mbrojtje të mjaftueshme për qytetarët.

Ai ishte shprehur i shqetësuar për Seksionin 702 të Aktit Amerikan të Inteligjencës së Huaj i cili i jep fuqi Agjencisë Amerikane të Sigurisë të grumbullojë të dhëna nga të huajt edhe në formë elektronik si përmes rrjetit social.

Në drejtime të tjera vendimi shkaktoi shqetësime tek ekspertët e privatësisë dhe lojtarët e industrisë. Sot efektivisht është bllokuar transferimi i të dhënave personale mes BE dhe SHBA duke lënë dhjetëra kompani pa një zgjidhje për të vijuar biznesin transatlantik me vlerë 7.1 trilionë dollarë.

Pavarësisht shqetësimeve Artikulli 49 i GDPR jep zgjidhje për transferimin e të dhënave në mungesë të udhëzimeve në mënyrë që transfertat e domosdoshme të vijojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple i bashkohet luftës kundër COVID-19