Blog

Vendimi për ekstradimin e Assange në SHBA në Shkurt të 2020

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Qershor 2019
0
Vendimi i së premtes vjen një ditë pasi sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, nënshkroi një kërkesë të SHBA-së për ekstradimin e Assange. Vendimi për ekstradimin e Assange në SHBA në Shkurt të 2020

Një gjykatë në Londër tha se seanca dëgjimore, në të cilën do të merret vendimi për ekstradimin ose jo të themeluesit të ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, në Shtetet e Bashkuara, do të mbahet në shkurt të vitit 2020.

Vendimi i së premtes vjen një ditë pasi sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, nënshkroi një kërkesë të SHBA-së për ekstradimin e Assange.

Assange, 47 vjeç, u arrestua më 11 prill, pasi kaloi shtatë vjet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Shtetet e Bashkuara e kërkojnë ekstradimin e tij, nën akuzat se ai ka publikuar informacione të klasifikuara.

Muajin e kaluar, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për torturë, Nils Melzer, tha se Assange ka pësuar “torturë psikologjike” për shkak të “mjedisit armiqësor dhe arbitrar ku ka qenë i ekspozuar për shumë vite”. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbrojtja ligjore e Assange, mbështetësit mbledhin fonde

Lajmet e fundit>