Blog

Vendoset standard i ri për mbrojtjen e të dhënave në internet

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Korrik 2020
0
Përdorimi i internetit siguron mundësi fitimprurëse për kompanitë, që përdorin internetin për të shitur produktet dhe shërbimet e tyre. Vendoset standard i ri për mbrojtjen e të dhënave në internet

Pajisjet teknologjike dhe interneti mbledhin me apo pa dëshirën tonë të dhëna të cilat nëse përdoren nga palë të treta në mënyrë të paautorizuar shkelin të drejtat dhe privatësinë tonë. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit bëri me dije se tashmë ka një standard të ri të hartuar nga organet kompetente europiane që synojnë pikërisht mbrojtjen e të dhënave në internet për qytetarët dhe që i mëshon më shumë mënyrës së mbledhjes dhe transparencës së përdorimit të tyre.

“Sot më shumë se kurrë më parë jemi më të lidhur me anë të internetit. Rritja e lidhjeve të internetit me shpejtësi të lartë në shtëpitë dhe zyrat tona ka tejkaluar shifrat e parashikuara, por edhe nga  numri i smartfonëve në përdorim dhe pajisjeve me internet, si p.sh: monitorët e palestrës.

Pajisjet me internet mbledhin dhe përpunojnë të dhënat tuaja personale. Këtu mund të përfshihen të dhëna gjeografike dhe biometrike ose frekuencën dhe kohën e kryerjes së veprimeve me pajisjen me internet. Përdorimi i të dhënave në internet është i ligjshëm. Gjithashtu, përdorimi i internetit siguron mundësi fitimprurëse për kompanitë, që përdorin internetin për të shitur produktet dhe shërbimet e tyre.

Ndërsa konsumatorët bëhen më të vetëdijshëm për llojin e informacionit, që jepet nëpërmjet internetit, shumica ka shprehur shqetësimin për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga ndjenja e shqetësimit se “dikush po ju vëzhgon” deri në shitjen flagrante të të dhënave tuaja personale në palë të treta, njerëzit kanë arsye për të qenë të shqetësuar në lidhje me mbrojtjen e privatësisë në internet.

Standardi i ri, i hartuar në bashkëpunimin midis ISO-s dhe komitetit të IEC-së për sigurinë e informacionit, sigurinë në internet dhe mbrojtjen e privatësisë), jep detaje mbi zbatimin e parimeve të parimeve të caktuara nga ISO/IEC 29100. Veçanërisht, ai trajton preferencën dhe zgjedhjen (Parimi 1), dhe shpërndarjen, transparencën dhe njoftimin (Parimi 7).

LEXO EDHE:  OKB thotë se 4.1 miliardë njerëz janë të lidhur në internet

Kryetari i Komitetit, Dr Andreas Wolf, vëren se: ‘Njerëzit janë të shqetësuar për mbledhjen dhe përdorimin e informacionit personal të identifikueshëm (PII) nga shërbimet e  internetit. Në shumë raste, shqetësimi i njerëzve në lidhje me mbrojtjen e të dhënave në internet vjen, sepse nuk ka sqarim të qartë se si PII përpunohet, ruhet, mirëmbahet dhe menaxhohet. Standardi i ri ndërkombëtar, i sapo publikuar do të ndihmojë në sjelljen transparente dhe ofrimin e sigurisë së nevojshme nga operatorët e internetit’.

Përveç sigurimit të informacionit transparent në lidhje me  përdorimin e informacionit personal të identifikueshëm, që mblidhet dhe përdoret në internet,  komiteti ISO/IEC 29184 do t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë mënyrën sesi të dhënat e tyre vetëm ato që regjistrohen, kur përdorin shërbime interneti dhe, më e rëndësishmja, të njohin mënyrën sesi mund të anulojnë marrjen e të dhënave personale nga interneti pa miratimin e tyre” thuhet në njoftimin e DPS. /Monitor

Tags >

internet