Ja se si

Vendosni karaktere speciale ose simbole në çdo dokument

Publikuar , 18 Korrik 2009
0
Vendosni karaktere speciale ose simbole në çdo dokument

Punoni në një dokument dhe ju duhet të vendosni një karakter special (për shembull, shenja për të drejtat e autorit ©, ose simboli i Euro €)? Windows Vista Character Map mundëson vendosjen e karaktereve të tilla në dokument.

Character Map shfaq të gjitha karakteret në dispozicion për çdo font të instaluar në PC. Për të lançuar Character Map, klikoni Start, shkruani char në hapësirën Search dhe klikoni Character Map për të startuar programin.

Mund të shfletoni nëpër dritare për të parë shumëllojshmërinë e karaktereve, ku disa prej tyre janë në gjuhë të huaja. Shkoni tek lista e fonteve dhe zgjidhni vetëm fontin e caktuar, nëse doni të vendosni ndonjë karakter të veçantë.

Klikoni dy herë karakterin apo karakteret që dëshironi të vendosni. Klikoni Copy për të vendosur karakteret në Clipboard.

Kaloni tek dokumenti dhe klikoni aty ku dëshironi të vendosni karakteret. Në menynë Edit, zgjidhni Paste ose shtypni -V për ta ngjitur në dokument karakterin që keni kopjuar në Clipboard.

LEXO EDHE:  Ja sesi të hapni aplikacionet si administrator në Windows 10

Lajmet e fundit>