Lajmet

Version i ri i Windows 10-ës, probleme të reja për përdoruesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Gusht 2019
0
Gjithashtu kompania publikoi një udhëzim për të riparuar skedarët e sistemit që mungojnë ose janë korruptuar por nuk është një proces që përdoruesit do të dëshironin ta aplikonin. Version i ri i Windows 10-ës, probleme të reja për përdoruesit

Muajin e kaluar Microsoft filloi të detyronte përdoruesit të kalonin në përditësimin shumë problematik 1903 të Windows 10-ës dhe menjëherë problemet pasuan.

Por Microsoft vazhdon të shtyjë përditësimin dhe tashmë pranoi se 1903 ka probleme me altoparlantët e brendshëm, ku në pjesën më të madhe janë laptopët.

Këta altoparlantë nuk funksionojnë me altoparlantët Bluetooth nëse përdoruesit kanë instaluar përditësimin e fundit të kompanisë. Problemi qëndron tek çiftimi i pajisjeve Bluetooth dhe cilësia e audios pas instalimit të përditësimit.

Disa përdorues u ankuan se Bluetooth ishte zhdukur tërësisht nga kompjuteri desktop. Në fillim kompania tha se nuk ishte problemi i tyre dhe se përdoruesit duhet të konsultoheshin me firmën që kishte prodhuar laptopët. Por në fund Microsoft pranoi problemet e 1903.

Gjithashtu kompania publikoi një udhëzim për të riparuar skedarët e sistemit që mungojnë ose janë korruptuar por nuk është një proces që përdoruesit do të dëshironin ta aplikonin.

Microsoft nuk ka dhënë detaje se kur një përditësim do të mbërrijë për të adresuar këto probleme.

Gjithsesi këtë përditësim mund ta shtoni në listën e atyre të cilat me çdo version të Windows 10-ës sjellin probleme nga më të ndryshme duke prekur miliona përdorues. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonia celulare vijon tkurrjen, rritet interneti fiks

Lajmet e fundit>