Lajmet

Versionet 100 të Chrome dhe Firefox mund të shkaktojnë probleme për uebsajtet

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Shkurt 2022
Mund të përmendim HBO Go, Bethesda apo Yahoo. Problemet që shfaqen janë gabime 403, shfletuesi i pa mbështetur dhe dështime të ngjashme. Versionet 100 të Chrome dhe Firefox mund të shkaktojnë probleme për uebsajtet

Ndërsa Chrome dhe Firefox i afrohen që të dy versioneve 100, ajo çfarë për zhvilluesit duhet të kishte qenë një moment festimi mund të shndërrohet në lëmsh.

Sipas Bleeping Computer, një numër i vogël uebsajtesh mund të kenë probleme me numrin e versionit me tre shifra koduar në shfletuesit në fjalë.

Vitin e kaluar Mozilla nisi një eksperiment për të parë nëse versioni numër 100 mund të ndikonte tek uebsajtet. Dhe në të vërtetë preku disa uebsajt, disa prej tyre shumë të mëdha në popullaritet.

Mund të përmendim HBO Go, Bethesda apo Yahoo. Problemet që shfaqen janë gabime 403, shfletuesi i pa mbështetur dhe dështime të ngjashme.

Si mund të ndodhë diçka e tillë? Pa një standard të aplikuar, të dy shfletuesit kanë formate të ndryshme të vlerës User-Agent me të cilin përcaktohet versioni.

Për fatin e mirë të zhvilluesve, të dy shfletuesit kanë një plan. Nëse ka probleme me uebsajtet të cilat nuk adresojnë dot problemet përpara mbërritjes së versioni 100, numrat e versioneve në vlera UA Do të ngrihet në 99.

Shfletuesit vinë më 29 Mars për Chrome dhe 3 Maj për Firefox. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Linja iPhone 12 ka ruajtur më mirë vlerën sesa iPhone 11