Lajmet

Versioni 10.8.1 i OS X thuhet se do të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë

Publikuar , 22 Gusht 2012
0
Versioni 10.8.1 i OS X thuhet se do të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë

Sipas një zhvilluesi të Apple, përditësimi i ardhshëm i OS X Mountain Lion, 10.8.1, mund të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë së notebook-ëve të kompanisë.

Softpedia citoi zhvilluesin, duke mos e përmendur emrin e tij, i cili tregoi se përmirësimet që vijnë në 10.8.1 jo vetëm që “zgjidhin të gjitha çështjet e raportuara për harxhim të baterisë” që vinin me versionin 10.8, por përmirësimi në jetëgjatësinë e baterisë është “mjaft thelbësor”.

Pak kohë pas lëshimit të Mountain Lion në fund të muajit korrik, përdoruesit raportuan se sistemit operativ po shpenzonte mjaft bateritë e tyre në MacBook Pro dhe MacBook Air, edhe më shpejt se Lion (10.7).

Gjatë një testimi të bërë është vërtetuar ky konstatim – bateria e një MacBook Pro Retina me Lion rezistone 8+ orë, ndërsa në Mountain Lion ishte e pamundur të arrihej më tepër se 5 orë pune për të njëjtat veprimtari.

Sipas burimit të Softpedia-s, këto ndryshime në jetëgjatësinë e baterisë janë rregulluar me versionin 10.8.1 të sistemit. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Biznesi i shërbimeve të Apple bëhet burimi dytë i të ardhurave pas iPhone

Lajmet e fundit>