Lajmet

Versioni 89 i Chrome adreson një prej problemeve më të mëdha të shfletuesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Mars 2021
Gjiganti i teknologjitë thotë se shfletuesi tani është më inteligjent në lidhje me përdorimin e memories në platforma të ndryshme. Versioni 89 i Chrome adreson një prej problemeve më të mëdha të shfletuesit

Në një postim në blogun e Chromium, Google shpjegon sesi versioni 89 i Chrome ka përmirësuar konsumin e memories dhe vonesat e hapjes në Mac, Windows dhe Android.

Gjiganti i teknologjitë thotë se shfletuesi tani është më inteligjent në lidhje me përdorimin e memories në platforma të ndryshme. Automatikisht do të pastrojë memorien e një tabi i cili është në sfond dhe nuk po përdoret.

Gjithashtu ka reduktuar konsumin e memories për macOS. Veçanërisht në këtë platformë Google thotë se ka deri në 8% më pak konsum memorie dhe rezultat 65% më të lartë në rezultatet e Apple Energy Impact. Me pak fjalë përdoruesit e kompjuterëve Mac do të vënë re më pak nxehtësi dhe ventilatorë që punojnë më ngadalë.

Në Windows do të ketë 22% më pak konsum memorie dhe përgjigje 9% më e lartë e komandave në shfletues. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ndryshon brendin e G Suite