Lajmet

Versioni eksperimental publik i macOS Big Sur i disponueshëm për shkarkim

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Gusht 2020
0
Apple ka rimodeluar qendrën e njoftimeve duke shtuar mbështetje për widgets të personalizuara ndërsa pamja e re e qendrës merr elementë nga iOS. Versioni eksperimental publik i macOS Big Sur i disponueshëm për shkarkim Photo Source: Apple

Nëse keni pritur me padurim për të provuar përditësimin e ardhshëm të macOS pa qenë nevojë të instaloni një version krijuar për zhvilluesit tashmë është momenti.

Beta publike e macOS Big Sur është live. Kësaj here Apple ka ridizajnuar shumë aspekte të sistemit operativ dhe përshkruar Big si një prej përditësimeve më të mëdha që prej Mac OS X.

Përditësimi të dukshme janë aplikuar në Messages, Maps dhe Safari. Ky i fundit përmban identifikim biometrik për uebsajtet së bashku me mbështetjen për 4K HDR në Netflix.

Apple ka rimodeluar qendrën e njoftimeve duke shtuar mbështetje për widgets të personalizuara ndërsa pamja e re e qendrës merr elementë nga iOS.

Duke qenë se kjo është një beta, ka një element rreziku për probleme. Prandaj së pari krijoni një kopje rezervë të të dhënave tuaja përpara se ta instaloni. /PCWorld Albanian

Ndiqni këtë lidhje për të shkarkuar macOS Big Sur Beta: https://beta.apple.com/sp/betaprogram/enroll#macos

LEXO EDHE:  Apple u gjobit në Francë për ngadalësimin e qëllimshëm të iPhone