Lajmet

Versioni i fundit i Todoist sjell mbështetjen për dritaret e shumëfishta në Nougat 7.0

Publikuar , 28 Tetor 2016
0
Versioni i fundit i Todoist sjell mbështetjen për dritaret e shumëfishta në Nougat 7.0

todoist-android-app-aa-1-840x561Adhuruesit e aplikacionit Todoist duhet të gëzohen nëse u themi se një përditësim i rëndësishëm ka mbërritur për të gjithë në Play Store.

Përditësimi sjell një sërë veçorish të cilat janë testuar më parë në kanalin Beta të Todoist.

Sipas Android Police përditësimi ri shton mbështetjen për dritaret e shumëfishta karakteristikë e Android 7.0 Nougat duke lejuar përdoruesit të qasen në aplikacionet të tjera krahas Todoist.

Përdoruesit e Nougat mund të përdorin edhe replikat e shpejta nga paneli i njoftimeve. Ky version i Todoist vë në funksion edhe një funksionalitet të ri të Android Nougat, “In Apps.”

Të gjitha këto veçori janë aktualisht të disponueshme për testuesit beta të aplikacionit dhe mund të aplikoheni që të bëheni pjesë e tij në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Prodhuesi Kinez sfidon Samsung dhe Sony, premton një telefon me kamër 48-megapiksel

Tags >

Todoist
Lajmet e fundit>