Lajmet

Versioni i ardhshëm i Windows 10 do të ketë një opsion që keni për ta dashuruar

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Dhjetor 2019
0
Sipas Microsoft, Windows Update kujdeset që driverat e instaluar të jenë të fundit por me opsionin e ri përdoruesit do të kenë më shumë kontroll mbi to. Versioni i ardhshëm i Windows 10 do të ketë një opsion që keni për ta dashuruar

Përditësimi i ardhshëm madhor i Windows 10-ës do të ketë një mënyrë të re për të instaluar dhe përditësuar driverat.

Microsoft konfirmoi se është duke punuar në një mënyrë më të thjeshtë për të instaluar drivera dhe përditësime që nuk kanë të bëjnë me cilësinë e sistemit operativ.

Përdoruesit do të kenë akses në një seksion të ri në Windows Update për të menaxhuar driverat pa pasur nevojë për një softuerë të palëve të treta.

Sipas Microsoft, Windows Update kujdeset që driverat e instaluar të jenë të fundit por me opsionin e ri përdoruesit do të kenë më shumë kontroll mbi to.

Paneli i ri i kontrollit do të ofrohet me versionin 2004 të Windows 10-ës i cili zyrtarisht debuton vitin e ardhshëm.

Ky version i Windows 10-ës së bashku me përmirësime të Task Manager, Cortana, Cloud Recovery e shumë të tjera do të mbërrijnë në Pranverën e 2020-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 10 sjell thirrjet telefonike të Android në kompjuter