Lajmet

Versioni i Facebook për kompanitë arrin në 2 milion përdorues

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Mars 2019
0
Facebook lançoi Workplace në fund të 2016-ës dhe që atëherë kompania nuk ka dhënë shumë detaje rreth progresit të saj. Versioni i Facebook për kompanitë arrin në 2 milion përdorues

Ditën e Enjte Facebok tha se Workplace, aplikacioni i komunikimit për kompanitë, ka mbi 2 milion përdorues me pagesë.

Facebook lançoi Workplace në fund të 2016-ës dhe që atëherë kompania nuk ka dhënë shumë detaje rreth progresit të saj.

Por ky progres mund të vihet re qartë tek raporti më i fundit financiar që tregon se kompania gjeneroi 825 milionë dollarë të ardhura nga “pagesat dhe tarifa të tjera” në 2018-ën, një rritje me 16% krahasuar me 2017.

Megjithatë janë vetëm një fraksion i të ardhurave prej 55 miliardë dollarësh nga shitjet e reklamave vitin e kaluar.

Lajmi vjen dy muaj pasi Facebook emëroi Karandeep Anand si liderin e zhvillimit të produktit të Workplace.

Gjithashtu vjen pas disa muajsh kur Facebook tha se Workplace do të zhvendosej tek një domain uebsajti më vete nga produkti për konsumatorët.

Por pavarësisht kësaj rritjeje, Workplace ka hyrë në një treg të mbipopulluar nga Microsoft dhe Slack. Microsoft thotë se Teams përdoret nga 329 mijë organizata ndërsa Slack thotë se ka 85,000 organizata me pagesë.

Facebook nuk dha detaje sesa organizata paguajnë për Workplace por në fund të 2017-ës tha se ishin 30,000. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dënohen tre persona që drejtuan rrjetin kriminal kibernetike 100 milionë dollarësh

Lajmet e fundit>