Lajmet

Versioni i Firefox 21 vjen me disa veçori të reja

Publikuar , 15 Maj 2013
0
Versioni i Firefox 21 vjen me disa veçori të reja

firefox21Versioni i fundit i Firefoxi-t, Firefox 21, tani është në dispozicion për shkarkim.

Çfarë do të gjeni në këtë lëshim të ri? Disa veçori të reja, duke përfshirë opsionet “Mos përgjo”, një vegël për rregullim të quajtur Firefox Health Report dhe këshilla për të përshpejtuar hapjen e këtij softueri.

Përditësimi i “Do Not Track” shton opsione përtej opsioneve vetëm për përzgjedhje për të pamundësuar përgjimin e reklamuesve: “Mos përgjo”, “Përgjo” dhe “Pa preferenca”.

Firefox Health Report është, ashtu siç e thotë emri, një vegël për të paraqitur informacionet rreth funksionimit të shfletuesit. Dhe Firefox po ashtu do të ofrojë këshilla për zvogëlim të kohës që i duhet softuerit për t’u hapur.

Shënimet e shfaqura paraqesin disa arnime dhe përmirësime, si dhe një API shoqërore e zgjeruar për ndërlidhje më të mirë me rrjetin Facebook dhe rrjetet e tjera të popullarizuara shoqërore. Ju mund ta bëni shkarkimin duke shkuar tek kjo faqe. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Firefox 15 në iOS vjen me ndryshime të vogla po të rëndësishme

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>