Lajmet

Versioni i fundit i antivirusit Avast 2014 vjen me disa veçori të reja mbrojtjeje

Oct 21 2013
0 Shpërndarje
Versioni i fundit i antivirusit Avast 2014 vjen me disa veçori të reja mbrojtjeje

Avast-2014Avast, i cili për momentin është njëri nga antiviruset më të mirë për Windows, ka lëshuar versionin më të fundit, Avast 2014, i cili thuhet që ofron mbrojtje më të shpejt dhe më të mirë se sa kushdo antivirus tjetër në treg.

Avast-i i ri ka një dizajn të ri që përbëhet nga një dukje më e rrafshët me një ndërfaqe të re moderne për përdoruesin.

Përveç të qenit i efektshëm, ai vendos të gjitha në një vend për të dy linjat e produkteve të veta, si për atë me pagesë, ashtu edhe për atë falas, duke e bërë migrimin më të lehtë.

Veçoria e re madhore është në fakt nën mbulesë. Quhet teknologjia DeepScreen për gjetje më inteligjente të kodit mashtrues, keq-dërgimeve dhe teknikave të tjera për sulme keqdashëse. “Duke larguar shtresat e kodit të panjohur, Avast! 2014 është në gjendje të vëzhgojë komandat e nivelit binarë brenda sulmit keqdashës për të kuptuar më mirë udhëzimet e fshehura të vendosura në të,” tha ndërmarrja.

Avast-2014-Features

Në të është po ashtu një Mostër e Thekur (Hardened Mode). Me këtë, skedarët bllokohen nga ekzekutimi, derisa të bëjë një vëzhgim përdoruesi dhe ta vendos atë në një “listë të bardhë”, duke pasur kështu një mbrojtje më të sigurt nga skedarët e infektuar.

Ngjashëm me listën e bardhë për skedarë është një funksion “Mos Ndiq” në shtojcën për shfletues të uebit, që iu mundëson përdoruesve që të vendosin për faqet që mund të përgjojnë përdorimin e tyre online dhe të bllokojnë të tjerat.

Avast 2014 iu mundëson përdoruesve edhe krijimin e një antivirusi “Rescue Disk” në USB, CD ose DVD, që mund të përdoret kur nuk funksionon sistemi operativ. Funksioni Rescue Disk është në dispozicion në të gjitha produktet e Avast-it dhe është një pjesë e brendshme e modulit të ri të rehabilitimit të paraqitur nga ky version i ri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>