Lajmet

Versioni i fundit i Firefox i jep fund ankthit të përdoruesve

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Janar 2020
0
Përdoruesit do të kenë akses në njoftime nëse i dëshirojnë, por shfletimi në ueb nuk do të pengohet kur vizitoni një uebsajt për herë të parë. Versioni i fundit i Firefox i jep fund ankthit të përdoruesve

Shfletuesi Firefox e ofron opsionin për të bllokuar kërkesat për njoftime të uebsajteve por Mozilla ka vendosur të shkojë një hap më tutje. Versioni i ri Firefox 72 ka vendosur të zëvendësojë dritaret e njoftimeve me një flluskë në fushën e adresës.

Përdoruesit do të kenë akses në njoftime nëse i dëshirojnë, por shfletimi në ueb nuk do të pengohet kur vizitoni një uebsajt për herë të parë.

Është një shtesë e dobishme duke pasur në konsideratë privatësinë. Shfletuesi bllokon edhe skriptet të cilat krijojnë gjurmë dixhitale të përdoruesve. Kështu sajtet do ta kenë më të vështirë të krijojnë profile unike të vizitorëve.

Së fundi opsionin Picture-in-Picture për videot është i disponueshëm në Mac dhe Linux. Shumë video tashmë e kanë opsionin për të luajtur video në dritare pop-up nëse jeni duke bërë një punë tjetër aktualisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lëvizja e fundit e Google me Chrome, një arsye për të kaluar në Firefox