Lajmet

Versioni i parë i shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome i disponueshëm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Prill 2019
0
Microsoft është fokusuar në themelet e shfletimit, qëndrueshmërisë dhe mbështetjes për shtojcat me këtë version të parë të Edge bazuar në kodin e shfletuesit Chrome. Versioni i parë i shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome i disponueshëm

Microsoft bëri ditën e sotme të disponueshëm shfletuesin Edge bazuar në Chromium. Gjigandi i softuerit lançoi versionet eksperimental Canary dhe Developer duke ofruar përditësimet ditore dhe javore për ndryshimet e pritshme në Edge.

Shkarkimet mund të realizohen nga sajti i ri Microsoft Edge Insider dhe janë dizajnuar për zhvilluesit për të kontribuar dhe parë sesi Edge po ndryshon.

Microsoft është fokusuar në themelet e shfletimit, qëndrueshmërisë dhe mbështetjes për shtojcat me këtë version të parë bazuar në kodin e shfletuesit Chrome.

Ky shfletues i ri funksionon mjaft mirë me mbështetje të plotë për shtojcat ekzistuese të Chrome. Madje Microsoft ka integruar sinkronizimin e plotë të shfletimit, lidhjeve të preferuara dhe shtojcave në Edge.

Inxhinierët e Microsoft dhe Google kanë punuar së bashku për të përmirësuar kodin e Chromium në mënyrë që Chrome dhe Edge të funksionojnë sa më mirë në Windows.

Microsoft i janë pranuar mëse 150 sugjerime për Chromium, duke i hapur rrugë përmirësimit të shfletuesit por edhe atyre të Edge në Windows 10.

Disa prej tyre janë aksesibiliteti i përmirësuar, shfletimi i shpejtë, integrimi i Windows Hello dhe mbështetja për tastierat.

Versionet e Canary dhe Developer janë dizajnuar vetëm si instalimi 64-bit për Windows 10 dhe Microsoft ka planifikuar mbështetjen për Windows 8, Windows 7 dhe macOS në të ardhmen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Drive vjen me dizajnin material në Android dhe iOS

Lajmet e fundit>