Lajmet

Versioni i ri Chrome beta shton API për njohje të zërit

Publikuar , 16 Janar 2013
0
Versioni i ri Chrome beta shton API për njohje të zërit

Google Chrome

Versioni i ri beta i shfletuesit Google Chrome për PC mund të ekzekutojë aplikacione ueb që kontrollohen nga komandat zanore, në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të luajnë lojëra në kompjuter si dhe të shkruajnë dokumente përmes zërit të tyre. Web Speech Api chrome

Google shprehet se ky version (beta Chrome 25) përmban një Web Speech API (application programming interface) të re, e cila i lejon zhvilluesit të përfshijnë njohjen e zërit në aplikacionet e tyre.

“ Pra, në të ardhmen do të keni mundësi t’u flisnin aplikacioneve për të bërë të gjitha gjërat,” shkroi Glen Shires, një nga inxhinierët e Google dhe specialistët e zërit në postimin në blog.

Chrome beta 25 për Windows do të çaktivizojë gjithashtu edhe disa extensions që mund të jenë instaluar në mënyrë të fshehtë, pa dijeninë e përdoruesit nga aplikacione të palëve të treta. Gjithashtu, sa herë që një aplikacion përpiqet të instalohet pa miratimin e përdoruesit, ky i fundit do të njoftohet përmes një mesazhi.

Në këtë mënyrë, edhe vetë shfletuesi nuk ngarkohet apo ngadalësohet.

Chrome 25 beta përfshin edhe disa përmirësime të sigurisë për zhvilluesit. Për shembull, ata mund të përcaktojnë tashmë një listë me burime të sigurta duke përdorur header-in Content Security Policy (CSP) HTTP. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sanksionet Amerikane pothuajse rrënuan biznesin e ZTE me 1 miliardë dollarë humbje

Lajmet e fundit>