Lajmet

Versioni i ri i After Effects mund të eliminojë objekte të padëshiruara nga videot

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Prill 2019
0
Algoritmet Adobe AI Sensei mund të analizojnë përmbajtjet e sfondit dhe automatikisht të eliminojnë hijet, logot e shumë objekte të tjera në video. Versioni i ri i After Effects mund të eliminojë objekte të padëshiruara nga videot

Me versionin më të fundit të suitës Creative Cloud për videot, Adobe ka zbuluar një funksion të ri për After Effects.

Quajtur “Content-Aware Fill”, i ngjashëm me funksionin në Photoshop, funksioni tashmë është i disponueshëm për After Effects, softuerit të përdorur gjerësisht në prodhimet televizive dhe filmografi.

Algoritmet Adobe AI Sensei mund të analizojnë përmbajtjet e sfondit dhe automatikisht të eliminojnë hijet, logot e shumë objekte të tjera në video.

Në videon e publikuar nga Adobe mund të shikoni sesi hiqen pjesë të ndryshme të videos nga sfondi. Mjafton të prisni objektin që nuk doni, të klikoni “generate fill layer” dhe automatikisht do të analizojë sfondin dhe lëvizje për të gjetur mënyrën sesi të mbushë këto pjesë të prera.

Adobe tha se gjithashtu ka përmirësuar akselerimin harduerik të Premiere Pro për kodeksët HEVC dhe H.265. Si rezultat editimi do të jetë më i lehtë dhe pa ngecje duke përshpejtuar eksportimin në YouTube dhe platforma të tjera.

Dual GPU Optimization duhet të përmirësojë performancën më tutje nëse keni kompjuter me disa karta grafike.

Së fundi me Premiere Pro Adobe lançoi Freeform Project ku mund të organizoni videot së bashku me funksionin Auto Ducking që ul volumin e audios në skena ku ka bashkëbisedime. Nëse keni një abonim Creative Cloud, ju duhet të jeni të aftë të shkarkoni funksionet e reja të Aftet Effects dhe Premiere Pro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung konfirmon rikthimin e Galaxy Fold

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>