Lajmet

Versioni i ri i Chrome e bën më të lehtë shfletimin nga disa pajisje njëherazi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Shtator 2019
0
Gjithashtu mund të dërgoni faqe nga telefoni në desktop dhe laptop krahas telefonëve të tjerë në rast se dëshironi të lexoni diçka në ekran më të madh. Versioni i ri i Chrome e bën më të lehtë shfletimin nga disa pajisje njëherazi

Me Chrome 77 Google solli një prej veçorive më të mira të shfletuesit, atë të dërgimit të uebsajteve mes pajisjeve.

Me pak fjalë nëse po lexoni një artikull në telefon mund ta dërgoni menjëherë në laptop. E vetmja gjë që duhet të bëni është të klikoni me të djathtë mbi tabin dhe të zgjidhni pajisjen që shfaqet nga menuja.

Duke klikuar mbi njoftimin që paraqitet në pajisjen që po dërgoni faqen, ajo hapet automatikisht.

Ndërsa ju mund të hapnit tabet mes pajisjeve të ndryshme duke vizituar historikun, ky opsion vlen sidomos nëse nuk keni internet në celular.

Gjithashtu mund të dërgoni faqe nga telefoni në desktop dhe laptop krahas telefonëve të tjerë në rast se dëshironi të lexoni diçka në ekran më të madh.

Thjeshtë klikoni mbi menunë me tre pika horizontale dhe zgjidhni opsionin “Send to your devices” i cili menjëherë tregon një listë pajisjesh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi dy studentë Kinezë në SHBA morën nga Apple iPhone me vlerë 900,000 dollarë

Lajmet e fundit>