Softuer

Versioni i ri i Skype për Windows Phone

Publikuar , 01 Mars 2012
0
Versioni i ri i Skype për Windows Phone

Ashtu siç u përmend më lart, Skype i ri për Windows Phone përfshin veçoritë e Skype si audio dhe video thirrjet përgjatë Wi-Fi ose 3G, biseda tekstuale në Skype, thirrjet telefonike përgjatë Skype Out dhe më tepër.

I tërë ky softuer është i paketuar në një ndërfaqe të re të Metro, që është dizajnuar për të përkuar me pamjen e përgjithshme të sistemit operativ të Windows Phone.

Ky është një hap i rëndësishëm për ndërmarrjen Microsoft; pas blerjes së Skype, kjo ndërmarrje tashmë e ka sjellë atë në sistemin e vet operativ për celularë, ku shumë përdorues me padurim kanë pritur për të. Ju mund ta shkarkoni Skype për Windows Phone 7.5 përgjatë tregut të Windows Phone ose drejtpërdrejt nga pajisja juaj Windows Phone. Sipas Skype, aplikacioni i ri është testuar tek shumë pajisje, si Nokia Lumia 800 dhe 710, HTC Titan dhe Radar dhe Focus S dhe Focus Flash të Samsung./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pas Instagram, Facebook gjithashtu ju tregon sa kohë keni shpenzuar në aplikacion

Lajmet e fundit>