Lajmet

Versioni testues beta i Chrome për Android merr shkurtesa më të mira për aplikacione

Publikuar , 07 Tetor 2013
0
Versioni testues beta i Chrome për Android merr shkurtesa më të mira për aplikacione

chrome betaVersioni i ri testues beta i shfletuesit Chrome ka një veçori të re të dobishme: mundësinë që në shpejtësi të shtojë shkurtesa për aplikacione në pamjen fillestare që paraqitet kur hapet shfletuesi.

Ju gjithmonë keni mundur që ta shtoni një faqe së pari tek shiriti me bookmark, por kjo metodë e re në dispozicion në menunë e Chrome është më e shpejt.

Sidoqoftë, ajo bëhet edhe më e mirë: nëse aplikacioni i uebit është dizajnuar për t’u përdorur më vete, lëshimi i tij nga pamja fillestare do ta hapë atë në një dritare tjetër pa tabe, butona, ose omnibox-in – në fakt mund të duket më tepër sikur një aplikacion i rregullt.

Nuk duket që ka shumë aplikacione të popullarizuara uebi që ta kenë këtë veçori, por mund të shpresojmë që së shpejti të vijnë edhe të tjerë (posaçërisht ato aplikacione uebi që janë më të mira se sa vetë aplikacionet jashtë uebit). Klikoni këtu për të lexuar më tepër, ose shikoni Chrome Beta këtu për ta parë vetë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  SHBA-ve nuk i pëlqen plani i Francës për të tatuar gjigandët e teknologjisë

Lajmet e fundit>