Softuer

Versioni i radhës Apple iOS 4.3, gati në dhjetor?

Publikuar , 24 Nëntor 2010
0
Versioni i radhës Apple iOS 4.3, gati në dhjetor?

Një raport  nga MacStories pretendon se në një pikë në mes të muajit dhjetor Apple do të paraqes iOS 4.3, që do t’iu mundësojë publicistëve që të bëjnë abonime me pagesa. Në anën tjetër thashethemet që dolën në këtë javë bien në koincidencë me raportet se Rupert Murdoch dhe CEO i Apple Steve Jobs do të dalin në dhjetor dhe do të paraqesin një aplikacion për lajme të dedikuar për iPad, që do të ketë emrin “The Daily”.

Publikimi do të punësonte 100 gazetarë dhe do të kërkonte 1 dollarë në javë për abonim në përmbajtje, dhe nuk do të jetë i ofruar në formë printi apo uebi. Një blog Francez në anën tjetër ka prezantuar edhe ikonën e aplikacionit “The Daily” për iPad, të cilin mund ta shihni këtu djathtas.The Daily App Icon

Apple iOS 4.2 që doli këtyre ditëve nuk veçohet me një zgjidhje që do t’iu mundësonte publicistëve që të kërkojnë nga përdoruesit e App Store pagesa për abonime. Momentalisht publicistët vendosni dy metoda: përdoruesin blejnë rend numrat e një magazine duke përdorur blerjet e brendshme nga aplikacioni (si Wired apo Time), apo duhet të abonohen apo paguajnë online për qasje në përmbajtje përmes iPad App (sikurse Wall Street Journal dhe Financial Times).

Thashethemet për iOS 4.3 duket se do të sjellin drejt shpalosjes së një sistemi që do t’iu mundësojë publicistëve të kërkojnë nga përdoruesit që ata të paguajnë në mënyrë automatike për përmbajtjen që kërkojnë, përmes një aplikacioni nga App Store. Raportet vendosin datën e lansimit dikur ka mesi i dhjetorit, dhe disa presin që Steve Jobs të vendoset përkrahë Rupert Murdoch në skenën qendrore dhe të paraqesin përditësimin. Është e panjohur nëse thashethemet e përfolura do të jenë në gjendje të shtyjnë përmbajtje tek përdoruesit, në vend se të hapet një aplikacion për të marrë lajmet më të fundit.

LEXO EDHE:  Versioni i ri i Chrome e bën më të lehtë shfletimin nga disa pajisje njëherazi

Apple si zakonisht, po mbahet e qetë në reagim ndaj spekulimeve dhe thashethemeve rreth iOS 4.3 dhe bashkëpunimit me Murdoch për “The Daily”. Në fakt nëse Apple lanson iOS 4.3 në muajin dhjetor me ringjaljen e abonimit, kjo nuk do të jetë vetëm në dobi të “The Daily”. Edhe publicistë tjerë do të jenë në gjendje të iplementojnë metoda në aplikacionet e tyre, duke forcuar potencialin e iPad si një pajisje universale të leximit. /pcworld.al

Lajmet e fundit>