Harduer

Veshjet e futbollistëve përfitojnë teknologji të avancuar monitorimi

Publikuar , 15 Mars 2011
0
Veshjet e futbollistëve përfitojnë teknologji të avancuar monitorimi

Tottenham Hotspur, një ekip mjaft i njohur nga Anglia, është duke planifikuar përgatitjen e fanellave të reja për ekipin e saj dhe në bazë të planeve të paraqitura duket se fanellat do të përmbajnë një sensor që do të monitorojë sesi po performon lojtari.

Klubi nga pjesa veriore e Londërs ka nënshkruar një kontratë prej 80.3 milion dollarë me kompaninë e veshjeve sportive Under Armour për të veshur trikot e saj E39.

E39 veçohet me një sensor të integruar që monitoron trupin e lojtarit, duke incizuar të rrahurat e zemrës së tij, frymëmarrjen dhe temperaturën e lëkurës, dhe duke i ruajtur këto të dhëna në një hard disk me kapacitet prej 2GB dhe të cilat do të mund të barten më pas në kompjuter përmes Bluetooth-it. Trajnerët gjithashtu mund të shohin performancën e lojtarit gjatë treningut duke përdorur pajisjen e tyre iPhone ose iPad.

Trikot gjithashtu kanë një akselerometër, që bëjnë matje të lëvizjeve të trupit të lojtarit dhe incizojnë çfarë force gravitacionale (G-Force) janë duke përballuar ata. Të dhënat analizohen më pas në softuerin Zephyr, që ofron teknologji të ngjashme për ushtrinë amerikane.  /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Telefoni buxhetor i Motorola premton të jetë edhe një kamër aksioni

Lajmet e fundit>