Harduer

Vështrim ekranit startues të Windows Phone 8

Publikuar , 22 Qershor 2012
0
Vështrim ekranit startues të Windows Phone 8

Ekrani startues i Windows Phone 8 ose ndryshe Start Screen, sipas kompanisë Microsoft është karakteristika kulmore e sistemit operativ mobil Windows Phone 8 dhe 7.8. Ekrani startues me “Live Tiles” ishte tashmë një nga karakteristikat e mija të preferuara të celularit Windows, por versioni i ri është akoma edhe më i mirë.

Lirisht mund të konkludojmë se ekrani startues i Windows Phone 8 është më i miri nga të gjitha platformat. Unë e adhuroj mënyrën se si lehtësisht mund të ndryshoni madhësinë e pllakave (tiles), varësisht sipas rëndësisë së tyre duke klikuar një shigjetë në cep të aplikacionit. Ju mund të zgjidhni nga tre opsione të ndryshme madhësie, të vogël, mesatare ose të madhe. Gjithashtu mund të zgjidhni nga disa ngjyra përfshirë jeshile, e verdhë dhe lejla. Të gjithë zhvilluesit do të jenë në gjendje të rregullojnë metodën se si shfaqet secili tile në ekranin tuaj.

Në thelb, ju mund të merrni një kontroll të plotë mbi pamjen e Start Screen-it tuaj, gjë që është edhe një prej mundësive që unë e pëlqej shumë. Start Screen do të nisë eksportet në të gjitha pajisjet Windows 8 dhe do të jetë në dispozicion në Windows Phone 7 përmes azhurnimit në 7.8. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Doni të fshini Instagram? Ja sesi të shkarkoni fotot

Lajmet e fundit>