Lajmet

Vështrim mbi shpejtësinë e internetit në Shqipëri

Publikuar , 08 Prill 2014
0
Vështrim mbi shpejtësinë e internetit në Shqipëri

Në kushtet e zhvillimit global të përhapjes së internetit, paralelisht janë zhvilluar dhe përhapur shërbime të ndryshme për matjen e parametrave të shpejtësisë së internetit si në rang botëror, ashtu edhe kombëtar. Ky vështrim statistikor nga Ookla Netindex, sjell disa të dhëna rreth shpejtësisë së internetit edhe për Shqipërinë, ku nëpërmjet këtij artikulli do të njiheni më poshtë.

Koncepte të të dhënave të Netindex

NetIndex ofron të dhëna për shpejtësinë në shkarkim (Download) dhe në ngarkim (Upload) në rang lokal, kombëtar dhe botëror. Të dhënat merren nga testimet që bëhen çdo ditë në uebfaqen Speedtest.net. Këto të dhëna përcaktojnë shpejtësinë e internetit në shkarkim dhe ngarkim në rang global, më pas të dhënat e shpejtësive mesatare të shtetit dhe qytetit përkatës si dhe shpejtësitë e operatorëve që ofrojnë ato shërbime. Indeksi i cilësisë përcakton cilësinë e internetit në botë, cilësinë e internetit në shtetin dhe qytete përkatëse si dhe më e dobishmja cilësinë e internetit nga ISP-të. Indeksi i kostos përcakton koston mesatare të internetit në mbarë botën, në shtetet dhe qytetet përkatëse dhe së fundi koston e shërbimit të kompanive. Indeksi i premtimit krahason të dhënat e marra nga ISP-të me qëllim që të përcaktojë nëse ka pasur rritje të cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit dhe përqindja tregon se çfarë premtojnë ISP-të në të ardhmen ose interneti në një shtet të caktuar.

te dhenat globaleGlobalisht çdo ditë bëhen mbi pesë milion testime në aplikacionet e bazuara në ueb të Ookla. Mbi 350 milion përdorues kanë përdorur softuerët e Ookla-s vitin e kaluar. Janë më shumë se 2600 serverë për testime në mbarë botën. Global Broadband tregon të dhënat e internetit broadband në shtëpitë tona me ADSL, Cable, FTTx, Wireless, Wimax, ndërsa Global Mobile tregon të dhënat e testimeve që janë bërë përmes pajisjeve mobile duke përdorur aplikacionet e Ookla për Android, iOS dhe Windows Phone. Ndërfaqja e këtij aplikacioni të bazuar në ueb fillon me të dhënat që theksuam pak më lart. Më pas ndiqet nga një hartë e globit dhe nëse poziciononi mausin mbi një shtet dhe klikoni mbi të dhënat e tij do t’ju shfaqen. Në krye të uebfaqes është një opsion “Go to my Location” i cili ju drejton për tek vendi (qyteti) ku ju jetoni në bazë të vendndodhjes së IP-së. Nëse klikoni mbi opsionin “Download” do t’ju shfaqen të dhënat e shpejtësisë së shkarkimit për 20 shtetet e para. E njëjta gjë ndodh edhe me katër opsionet e tjera tët cilat i shpjeguam pak më lart. Por tashmë do të drejtohemi drejt Shqipërisë.

Të dhënat e Netindex dhe Shqipëria

harta globaleShpejtësia e internetit është e ndryshme në shtete të ndryshme dhe kjo lidhet me disa faktorë. Por si është kjo shpejtësi në Shqipëri? Të dhënat e këtij vështrimi janë përpunuar nga shërbimi Ookla Netindex. Për tu njohur më këto statistika menjëherë pozicionojmë kursorin e mausit mbi hartën e Shqipërisë. Përpara se ta klikoni do t’ju shfaqet një dritare që tregon shpejtësinë mesatare të shkarkimit të internetit. Pasi të klikoni mbi hartën e Shqipërisë do t’ju shfaqet e zmadhuar dhe me shenjat që tregojë qytetet përkatëse. Përsa i përket Shqipërisë duke qenë se numri i IP-ve është i vogël dhe si rezultat edhe e testimeve unike, informacioni është i pjesshëm dhe jo i plotë, por do të hyjmë në detaje të atij informacioni që kemi. Nëse zhvendosemi më poshtë do të shikoni një grafik linear që tregon sesa kanë përparuar këto të dhëna në muajt e kaluar deri në muajin më të fundit kur kanë dalë rezultatet.

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

te dhenat per shqiperineMë pas vjen një listë e qyteteve që janë të shfaqura edhe në listën e Netindex. Për Shqipërinë figurojnë tre qytete sepse Tirana është listuar dy herë si rezultat i regjistrimit të IP-ve me dy emra të ndryshëm, me pak fjalë me ndryshim në shqiptim. Pra kemi Tirana, Albania dhe Tiranë, Albania.

qytetet e listuraNë krye të listës qëndron Tirana me shpejtësi mesatare shkarkimi prej 7.50 Mbps e ndjekur nga Vlora me 5.84 Mbps shpejtësi mesatare shkarkimi. Më pas vjen përsëri Tirana (këtë herë me shqiptimin tjetër “Tiranë”) me shpejtësi mesatare shkarkimi prej 5.04 Mbps dhe për ta mbyllur këtë listë të shkurtër është Shkodra me 4 Mbps shpejtësi mesatare shkarkimi. Në krye të listës ju do të vëreni dy opsione “By Download”, që rendit ISP-të sipas shpejtësisë më të madhe të shkarkimi dhe “By Volume”, që rendit ISP-të sipas numrit të testimeve të IP-ve unike. Vija lineare korresponduese me çdo qytet tregon sesi ka ndryshuar shpejtësitë mesatare gjatë një viti me ulje ngritjet e tyre. Ju mund të klikoni secilin qytet që dëshironi për të parë të dhënat përkatëse. Duhet t’ju tregojmë se që një qytet të shfaqet në listë duhet që të paktën të jenë bërë afro 1000 testime nga 100 IP unike.

harta e qyteteveE fundit dhe jo më pak e rëndësishmja është edhe lista e ISP-ve që operojnë në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Që ISP-ja të shfaqet në këtë listë duhet të paktën të ketë rreth 100 testime nga 25-35 IP unike. Në krye të listës do të vëreni dy opsione, njëri “Major ISPS” 20 ISP-të më të mëdha që të paktën kanë rreth 100 testime nga rrjetet e tyre dhe “All ISPS” 20 ISP-të më shpejtësitë mesatare më të larta dhe që kanë të paktën 100 testime nga rrjetet e tyre.

Lista e shpejtësive mesatare të shkarkimit kryesohet nga ITirana me 19.30 Mbps e ndjekur nga Kujtesa Net me 13.90 Mbps dhe më pas Keminet LTD me 13.40 Mbps. ALBtelecom mban vendin e 14-të me shpejtësi mesatare prej 5.42 Mbps, një vend më poshtë se ABCOM me shpejtësi 5.68 Mbps. Vendet 6 dhe 8 i mbajnë respektivisht Primo Communication me shpejtësi mesatare 6.90 Mbps dhe Abissnet me shpejtësi mesatare 6.63 Mbps. Afër çdo ISP-je ju mund të vëreni edhe vlerësimin e bërë nga konsumatorët përmes uebfaqeve Speedtest.net dhe Pingtest.net që fillojnë nga 3 yje deri ne 5 maksimumi i vlerësimit për Shqipërinë.

Lista rang kombeetarNë krye të uebfaqes krahas opsionit Download kemi edhe atë Upload.  Kthehemi tek lista e qyteteve e cila kryesohet përsëri nga qyteti i Tiranës e ndjekur nga Vlora dhe surpriza është se qyteti i Shkodrës mban vendin e tretë për nga shpejtësia e ngarkimit duke spostuar “Tiranën” tjetër në vendin e 4-tërt. Ndërsa lista e ISP-ve përsëri kryesohet nga ITirana me 23.71 Mbps e ndjekur nga Kujtesa Net me 18.36 Mbps dhe Keminet LTD me 11.67 Mbps. Kjo treshe mbetet e pandryshuar. ALBtelecom mban vendin e parafundit me 1.68 Mbps shpejtësi ngarkimi, ndërsa ABCOM gjendet 2 pozicione më lart ALBtelecom me 3.58 Mbps. Primo dhe Abissnet mbajnë vendet 4 dhe 15 respektivisht me 9.34 Mbps dhe 4.09 Mbps

LEXO EDHE:  Bitcoin në ditën më të mirë që nga Korriku, ngjitet mbi 4,000 dollarë

Përsa i përket të dhënave të testimeve nga rrjetet mobile kemi një shpejtësi mesatare prej 3.5 Mbps në shkarkim dhe 1.2 Mbps në ngarkim ne rang kombëtar. Si rezultat i numrit të kufizuar të testeve vetëm qyteti i Tiranës shfaqet në listë dhe e vetmja ISP është Vodafone Albania me shpejtësi mesatare shkarkimi prej 5.45 Mbps. Në Upload Vodafone Albania ka një shpejtësi mesatare ngarkimi prej 1.44 Mbps.

ttwst1Për Shqipërinë mungojnë të dhënat nga indeksi i Cilësisë, Vlerësimit të Kostos dhe Indeksit të Premtimit nga numri i paktët i testimeve nga Shqipëria.

Tashmë i kthehemi edhe njëherë hartës dhe përzgjedhim qytetin e Tiranës. Në plan të parë janë të dhënat, ndërsa në sfond është harta e qytetit të Tiranës. Në krye të uebfaqes kemi të dhënat statistikore të përmbledhura nga Netindex të cilat japin një shifër prej 7.5 Mbps shpejtësi mesatare shkarkimi për qytetin përkatës, një shpejtësi 5.7 Mbps ngarkimi për të dhënat e broadbandit fiks. Ndërsa Broadbandi Mobil në qytetin e Tiranës ka një shpejtësi mesatare prej 3.8 Mbps në shkarkim dhe 1.2 Mbps në ngarkim. Grafiku Linar bën krahasimin mes shpejtësive mesatare të muajve të kaluar dhe atij të fundit dhe diçka interesante se nga muajit mars dhe ditët e para të muajit prill kemi një rritje të këtyre shpejtësive.

Më pas ndjek edhe lista e ISP-ve me shpejtësitë mesatare më të larta të broadbandit fiks dhe të dhënat janë grumbulluar që nga viti 2011 e deri më sot. Listën e kryeson ITirana me 10.47 Mbps shpejtësi shkarkimi e ndjekur nga ALBtelecom me 9.31 Mbps dhe Primo Communication me 8.94 Mbps. Vendin e Katërt e mban Abcomi me 8.03 Mbps në shkarkim. Abissnet mban vedin e parafundit me 6.49 Mbps.

lista per qytetin e tiranesPërsa i përket shpejtësive mesatare të ngarkimit në krye të listës përsëri është ITirana me 14.49 Mbps e ndjekur nga Primo me 10.95 Mbps. Abcom, ALBtelecom dhe Abissnet mbajnë tre vendet e fundit respektivisht me 5.97 Mbps, 5.83 Mbps, 4.05 Mbps.

Diçka interesante është tek të dhënat mobile që u përmendën më lart që mblidhen nga testimet e bëra përmes aplikacionit të Ookla Speedtest.net për iOS, Android dhe Windows Phone. ISP që figurojnë janë Vodafone Albania me shpejtësi mesatare 5.63 Mbps në shkarkim dhe 1.44 Mbps në ngarkim si dhe operatori AMC Albania me 2.69 Mbps në shkarkim dhe 1.07 Mbps në ngarkim. Këto të dhëna janë grumbulluar nga muaji maj I vitit të shkuar deri në Mars 2014.

 Kosova dhe të dhënat globale të Netindex

Përsa i përket Kosovës, akoma nuk ka të dhëna të mjaftueshme në databazën e të dhënave të Netindex, ngaqë ka pak muaj që figuron në hartën e botës. Të dhënat e saj mund të gjendet ose në Serbi ose në Shqipëri siç e keni parë edhe më lart ku figuron te Kujtesa në vendin e dytë në rang kombëtar. Kjo ndodh për arsye se IP-të figurojnë në shtetet e lartë përmendura dhe ngaqë Kosova nuk është pranuar akoma në OKB.

LEXO EDHE:  Xiaomi humbet terren ndërsa konkurrenca shtohet në Kinë

alb1Duhet të dimë diçka që e vetmja mënyrë që të kemi të dhëna për shtetin tonë është që ju të kontribuoni duke bërë testime të shërbimit të Internetit, TV-së dhe Telefonisë në aplikacionet e Ookla të bazuara në ueb. 

Netindex jep një ndihmëse të madhe kur bëhet fjalë për ndërrimin e Operatorit pasi ju jep një pasqyrë të qartë se çfarë mund të prisni nga ISP-të tjera ne qytetin tuaj. Po të krahasojmë Shqipërinë me vendet fqinje, ajo është e fundit në rajon, dhe e fundit në Evropë dhe qëndron në vendin e 107-të në botë si në shpejtësi mesatare shkarkimi. Mali i Zi ka një shpejtësi mesatare prej 7.5 Mbps në shkarkim dhe 2.3 Mbps në ngarkim, Maqedonia ka një shpejtësi mesatare 11.9 Mbps në shkarkim dhe 6.8 në shkarkim, Greqia ka një shpejtësi mesatare shkarkimi prej 8.9 Mbps dhe ngarkimi prej 1.3 Mbps.

alb12Dhe për ta mbyllur, një pasqyre e shkurtër e internetit global. Në krye të listës së shteteve qëndron Hong Kong-u me 75.83 Mbps shpejtësi shkarkimi,  ndjekur nga Singapori me 60.98 Mbps, Rumania me 57.88 Mbps dhe Koreja e Jugut me 51.55 Mbps.

alb13Në listën e qyteteve në krye qëndron Tirmisoara, Rumani me 80.81 Mbps, ndjekur nga Central District, Hong Kong me 80.59, Bukuresht, Rumani 75.06 Mbps, Brasov, Rumani me 73.26 Mbps dhe Kowloon, Hong Kong 68.37 Mbps. Shpejtësitë mesatare për organizatat është: EU (Unioni Evropian) 24.2 Mbps, e ndjekur nga G8 me 22.1 Mbps, OECD 21.9 Mbps dhe APEC 18.2 Mbps.

alb14Statusi i Brodbandit global është:

17.5 Mbps shpejtësi mesatare shkarkimi

7.9 Mbps shpejtësi mesatare ngarkimi

84.9 faktori i cilësisë

6.36 dollarë kostoja mesatare për 1 mbps

87.6 indeksi i premtimit

alb5Kush është Ookla?

Ookla është një kompani e themeluar në vitin 2006 nga veteranë të internetit dhe telekomunikacionit me zyra qendrore në Seattle në Washington dhe Kalispell të shtetit të Montanës. Kjo kompani është një lider global në testimin e internetit broadband dhe aplikacioneve të bazuara në ueb për “diagnoza” të rrjetit. Shërbimet e Ookla pothuajse janë adoptuar nga çdo ISP në botë dhe janë përkthyer në mëse 30 gjuhë, të cilat përdoren nga biznese të vogla, qeveri të shteteve, universitete dhe organizata madhore si AT&T, BBC, Cisco, Comcast, FCC, Reuters, Time Warner, Verizon, Vodafone dhe Vonage.  Ndër shërbimet më popullore të kompanisë janë aplikacionet e bazuara në Ueb si: Speedtest.Net, Pingtest.Net, Netindex, Netmetrics, Netguage. Ndërsa Ookla Netindex është një shërbim që ofron të dhëna të internetit në rang global. Ky shërbim ka filluar në janar të vitit 2008 dhe që atëherë mbledh informacione të internetit në mbarë botën dhe më saktësisht, të dhëna të shpejtësive të internetit në shkarkim dhe ngarkim, të dhëna rreth cilësisë së shërbimit, të dhëna rreth kostos, si dhe të dhëna të indeksit të premtimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>